“Dosja Shullazi”, thirret për të dëshmuar ish drejtori i Hipotekave

Publikuar tek: aktualitet, më 15:35 25-07-2017 “Dosja Shullazi”, thirret për të dëshmuar ish drejtori i Hipotekave

Ditën e sotme është mbajtur në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca e rradhës për Emiljano Shullazin. Gjatë kësaj seance burimet bëjnë me dije  se është pranuar kërkesën e Prokurorisë, për pyetjen si dëshmitar të Ilirjan Muhos, ish-kreut të hipotekave.

Ndërkoë ditën e sotme kanë dëshmuar disa tregtarë të cilët kanë akuzuar biznesnin që ka paditur Shullazin, Ylvi Beqja se iu ka marrë para borxh dhe s'i ka kthyer më.

"I kam dhënë 150 mije euro borxh Ylvi Beqjas për të blerë një pronë, por nuk mi ka kthyer më. Unë kam hyrë si garant dhe tek dy persona të tjerë. Di që Ylvi Beqja ka pasur marrëdhënie miqësore me Emiljano Shullazin", mesohet të ketë thënë Sali Cakja, një prej dëshmitarëve që akuzon Beqjan se e ka mashtruar.

Seanca e sotme ishte e fundit në Gjykatën e Krimeve të Rënda për këtë sezon sa i përket dosjes "Shullazi", teksa mësohet se seanca tjetër pritet të mbahet në 12 shtator. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti i Kinës uron Ilir Metën, zbardhet mesazhi i plotë
Zgjohen qytetarët e Tiranës, në protestë për çmimin e ujit »
Article Logic
Execution time: 0.010515213012695
array(1) { ["section"]=> string(70) "dosja-shullazi-thirret-per-te-deshmuar-ish-drejtori-i-hipotekave-87307" }