Është shtyrë sërish procesi gjyqësor për të pandehurit e dosjes “Xibraka”, të cilët akuzohen për laboratorin me drogë.
Shkak sot u bë mungesa e avokatit Ilir Hysenit. Mësohet se Ermal Hoxha, nipi i ish diktatorit, ka refuzuar të japë dëshminë pranë gjykatës dhe i ka dërguar asaj një letër.
Në deklaratën dërguar gjykatës Hoxha shkruante se nuk do të paraqitej në seancë por do përfaqësohej nga avokat. Po ashtu shprehej se nuk donte që të jepte shpjegime të mëtejshme.
Nga operacioni Xibraka u vunë në pranga 9 persona lidhur me laboratorin e drogës që kishin ngritur në fshatin Xibrakë të Elbasanit.