DOSSIER/ Rrëfimi i ZYRTARIT të lartë të PD: Ministri i Berishës, si e mori vesh SHKARKIMIN nga televizori (SMS-ja NË MEDIA, ASNJË FJALË NË QEVERI)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:53 20-02-2018 DOSSIER/ Rrëfimi i ZYRTARIT të lartë të PD: Ministri i Berishës, si e mori vesh SHKARKIMIN nga televizori (SMS-ja NË MEDIA, ASNJË FJALË NË QEVERI)

E sjell newsbomb.al- Vili Minarolli, ish-zyrtar i lartë i Partisë Demokratike pas viteve ’90, ish-deputet, dhe ish-ambasador ka nxjerrë në shitje një libër me kujtime, rrëfim i autorit për periudhën e regjimit komunist dhe zhvillimet demokratike. Libri hedh dritë mbi shumë prej ngjarjeve dhe aktorëve kryesore që kanë ekzistuar në Shqipëri në periudhën e tranzicionit. Rrëfen të vërteta që do të ngjallin debat por dhe ndricojnë anë të errëta të figurave të njohura të politikës, botës akademike por edhe atë diplomatike.

Nga Vili Minarolli

…Vijmë përsëri në periudhën e paszgjedhjeve të 22 marsit të vitit 1992, të të cilat opozita antikomuniste shqiptare arriti një fitore plebishitare duke marrë edhe më shumë se 2/3 e votave të parlamentit të ri.

Në fillim të muajit prill, dy ditë pas formimit të qeverisë së re, dezhurni në institutin ku punoja më njoftoi se më kërkonte urgjent ministri I ri I Arsimit. Dicka më erdhi në mendje, por nuk e vrava shumë trurin. Miku im, ministri I ri I Arsimit, Ylli Vejsiu, më kërkoi të punonim bashkë dhe më ofroi detyrën e drejtorit të arsimit të mesëm.

Tani, më tha, do të kemi mundësinë të vëmë në jetë ato ide që I kemi diskutuar disa herë bashkë.

Pranova dhe kam kënaqësinë të them se pata rastin ta njoh më mirë mikun tim (më pas do ta njihja më shumë dhe ende më tej do të më rritej konsiderata e respekti për këtë njeri shumë të mirë), tashmë në postin e ministrit. Ai e kishte të qartë se unë e njihja arsimin dhe kisha punuar në reformën në arsim. Po ashtu, ai I njihte idetë e mia, pikërisht për arsimin e mesëm, si hallka më e rëndësishme e sistemit tonë arsimor. Atë e karakterizonte thjeshtësia, respekti për të tjerët dhe dëshira e madhe për të bërë dicka të mirë në detyrën që I ishte ngarkuar.

Kishte adhurim të jashtëzakonshëm për Sali Berishën, gjë që e shprehte hapur përpara nesh, miqve të tij, dhe unë nuk arrija të gjeja psenë. Ai ishte me titullin prof.dr, me kualifikim pasuniversitar në Perëndim, titular në Universitet dhe nga më të zotët në profesion. Kishte qëne pjesmarrës në grevën e urisë, anëtar I kryesisë së PDSH, kryetar I degës së Tiranës dhe deputet në të dyja legjislaturat e pas vitit 1990. I thashë këto për të treguar se postin në fjalë nuk e kishte të pamerituar apo dhuratë nga dikush, por si rezultat I zotësisë së tij dhe angazhimit të tij politik në anë të opozitës antikomuniste. Unë I jam mirënjohës për kënaqësinë që më krijoi me detyrën e ngarkuar dhe për hapësirën e pakufishme për të bërë atë që gjykohej më e mirë për momentin.

Filluam reformën e sistemit arsimor duke pasur si modele më të mira arsimin e përgjithshëm. Përcaktuam rrugën për reformën e arsimit të mesëm professional, në përputhje me kërkesat për tregun e punës dhe hodhëm bazat e para për arsimin privat në Shqipëri. Futëm sistemin e konkursit në disa nga shkollat e parapëlqyera si mjet për të rritur cilësinë e tyre dhe nxitëm nxënësit që të mbaronin shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera. Pata të gjithë lirinë e nevojshme për arsimimin e fëmijëve të ish-të përndjekurve politike, duke I cliruar nga kufizimet që kishin të tjerët. Për periudhën e shkurtër që punuam bashkë u bë shumë punë duke pasur parasysh gjendjen e vështirë të shkollave: pa xhama, pa dyer e dritare, pa ngrohje dhe gjysmë të rrënuara me pothuajse mungesa të librave shkollore. Pa folur për kushtet e vështira të mësuesve apo për rrogat qesharake të mësuesve, të cilëve u binte më mirë të shisnin bananë në ndonjë qoshe rruge sesa të ishin mësues në shkollë.

Zakonisht ishim ne të dy që largoheshim të fundit nga ministria dhe ashtu ndodhi edhe atë ditë kur arrita në shtëpi. Sapo kishin filluar lajmet te TVSH-ja kur dëgjova ashtu pa vëmendje se ishte shkarkuar ministri i Arsimit miku im Ylli Vejsiu. Në vend të tij ishte emeruar Xh.T, gjithashtu një I njohuri im që vinte nga katedra e matematikës.

Nuk u besova veshëve dhe I telefonova ministrit.

“Edhe unë tani e degjova. Ti dije gjë?” më pyeti. “Lërë që kot që pyes, ne sapo u ndamë bashkë” vazhdoi.

E kuptova se lajmi e kishte tronditur, ashtu si edhe mua. U telefonova dhe nja dy shokëve të mi ministra, të cilët më thanë të njëjtën gjë, që nuk kishin asnjë njoftim më parë. Nuk dija shumë nga punët e qeverisë dhe mekanizmat që vepronin Brenda saj, madje do të kalonin dhe shumë vite që të mësohesha me to. Raste si ky do të përsëriteshin edhe më pas.

Të nesërmen edhe ai ministry I ri, kolegu ynë, por edhe miku im. E njihja nga fakulteti. Ishte më I ri se unë në moshë, por kasha respect, se kishte ecur përpara falë punës dhe zotësisë së tij gjë që ishte normale në katedrën e matematikës, po jo në katedra dhe fakultete të tjera, ku miqësitë dhe favoret e pamerituara ishin mënyra për të bërë karrierë njerëzit e paaftë.

Nuk e kuptova asnjëherë shkakun e vërtetë të largimit të Ylli Vejsiut nga posti I ministrit, pse u bë dhe mënyrën sesi u bë. Në atë kohë vazhdonte zakoni që pati future regjimi komunist në lidhje me vlerësimin apo zhvlerësimin e njerëzve me anë të shpifjeve a letrave anonime. Për fat të keq, e dija se kjo mënyrë ekzistonte dhe vec veseve për të cilat mund të akuzohej një zyrtar, të tilla si morali, arroganca, paaftësia, korrupsioni, tani ishte bërë e modës të digjeshe vetëm se dikush thoshte që filani ka qenë bashkëpunëtor I Sigurimit apo mik me komunistët. Miku im, Ylli Vejsiu jo vetëm që nuk kishte asnjë nga këto vese, por përkundrazi, ishte model I ndershmërisë dhe përkushtimit.

Ai u zgjodh sërish edhe sërish deputet I PDSH duke mbajtur dhe detyra nga më të rëndësishmet në parti. Në vitin 1997 kur shumica e ishministrave dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë e braktisën PD, ai ishte nga të paktët që I qëndroi pranë asaj, duke marrë përsipër dhe detyra që jo pak herë I rrezikuan edhe jetën. Në fund të vitit 1999 asnjë nuk e mori vesh pse u konfliktua me Sali Berishën dhe u largua nga PD për tu rreshtuar me partinë e re, të cilën e krijuan një grup deputetësh dhe drejtuesish të lartë të PD duke përfshirë edhe ish-kryetarin e nënkryetarin e partisë. Por, në ndryshim nga të tjerët, ai nuk pati aktivitet në partinë e re dhe u zhgënjye nga mënyra sesi po e drejtonin. Unë kam pasur gjithnjë marrëdhënie shumë miqësore me të, edhe kur ishim bërë kundërshtarë politik dhe e shikoja që kishte një tronditje të brendshme….

(Pjesë nga libri “Ngjarje që nuk harrohen”, i Vili Minarollit)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « AKSIDENT ME VDEKJE/ 32- vjeçari mbi Benz i merr jetën biçiklistit (DETAJE)
22 apartamente, biznese, prona… Sekuestrohen 2 milion euro pasuri bosit nga Durrësi (AKUZAT) »
Article Logic
Execution time: 0.013316869735718
array(1) { ["section"]=> string(147) "dossier-rrefimi-i-zyrtarit-te-larte-te-pd-ministri-i-berishes-si-e-mori-vesh-shkarkimin-nga-televizori-sms-ja-ne-media-asnje-fjale-ne-qeveri-110864" }