Janaq Shemsho, 29 vjeç, banues në Delvinë ka rënë në prangat e policisë së Vlorës.
Policia bën me dije se sekuestruar 2.8 GR lëndë narkotike të llojit “HEROINË” si dhe kapur në flagrancë poseduesin 29 vjeçar, për veprën penale “Prodhimi dhe Shitja e Narkotikëve”!
Sipas policisë “Arrestimi i këtij shtetasi u krye në banesën e tij, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga Shërbimet e Policisë në banesën e tij në lagjen “Sinan Ballaci”, i’u gjetën 2-doza me lëndë narkotike të llojit “Heroinë”, me peshe 1.4 GR secila”.
Të riut i janë gjetur dhe sekuestruarnë cilësinë e provës materiale:
- një aparat celular, të markës “Nokia”,
- një aparat telefoni, të llojit “iPad”,
- 4300 lekë (të rinj), të cilat i kishte marrë në një banesë afër shtëpisë së tij, në pronësi të shtetasit: E.Ç, 37 vjeç, banues në të njëjtën lagje “Sinan Ballaci”.