Dr. Edjon Hajro - Procedura e pacemakerit ( bateria e zemrës)- Spitali Amerikan 3

Publikuar tek: aktualitet, më 13:14 27-01-2021 Dr. Edjon Hajro - Procedura e pacemakerit ( bateria e zemrës)- Spitali Amerikan 3

Pacemakeri kardiak ose e njohur ndryshe si bateria e zemrës është një pajisje e vogël që vendoset nën lëkurë në anën e majtë ose të djathtë të kraharorit tuaj për të ndihmuar ritmin e zemrës.

Kjo pajisje ndihmon zemrën tuaj të rrahë më rregullisht kur rrahjet e zemres janë tëë ulta ose kur keni një rrahje zemre të çrregullt (aritmi) .

Vendosja e pacemaker kryhet me anë të një procedure kirurgjikale.

Pacemaker vendosen për të ndihmuar në kontrollimin e rrahjeve të zemrës. Ato mund të vendosen përkohësisht për të trajtuar një ritëm të ngadaltë të zemrës që mund të shkaktohet nga mosha (pleqëria), nga një infarkt në zemër, operacioneve në zemër( bypass ose operacione të valvulës) ose mbidozës së ilaçeve.

Zemra është një organ muskulor, me madhësi të grushtit me katër dhoma, dy në anën e majtë dhe dy në të djathtë. Dhomat e sipërme (veshore e djathtë dhe e majtë) dhe dhomat e poshtme (barkushet e djathtë dhe të majtë) punojnë të kordinuara me njëra-tjetrën nëpërmjet sistemit elektrik të zemrës tuaj për të mbajtur rrahjet e zemrës suaj në një shpejtësi të përshtatshme – zakonisht 60 deri në 100 rrahje në minutë për të rriturit në gjendje qetësie.

Sistemi elektrik i zemrës fillon me nyjen e sinusit (njëë grup qelizash në pjesën e sipërme të veshores së djathtë) dhe duke u përhapur në pjesën e poshtme në nyjen atrioventrikulare duke bërë që ajo të kontraktohet dhe të pompojë gjak.

Çfarë funksioni ka një pacemaker?

Një pacemaker i zemrës imiton/zëvendëson veprimin e sistemit tuaj elektrik natyror.

Një pacemaker përbëhet nga dy pjesë:

Gjeneratori: Kjo pajisje e vogël përmban një bateri dhe qark elektrik që percepton ritmin e zemres dhe në rast tëë uljeve tëë rrahjeve rregullon shpejtësinë e tyre duke dërguar impulse elektrike në zemrën tuaj.

Elektroda(t): Një deri në tre tela fleksibël, të izoluar vendosen secila në një dhomë, ose në dhomat e zemrës dhe përçojnë impulset elektrike të prodhuara nga gjeneratori, për të rregulluar rrahjet e zemrës suaj.

Pacemaker-et punojnë vetëm kur është e nevojshme. Nëse rrahjet e zemrës suaj janë shumë të ngadalta (bradikardi), bateria e zemrës dërgon sinjale elektrike në zemrën tuaj për të korrigjuar rrahjet. Pacemakeri nuk ka rol kur rrahjet janë të larta,(në përjashtim të defibrilatorit kardiak (ICD) që është i ngjashëm me pacemakerin, por që vendoset tek pacientët me aritmi). Gjithashtu, pacemaker më të rinj kanë sensorë që zbulojnë lëvizjen e trupit ose ritmin e frymëmarrjes, të cilët sinjalizojnë stimuluesit e ritmit për të rritur rrahjet e zemrës gjatë ushtrimeve, sipas nevojës.

Rezultatet

Vendosja e një pacemaker përmirëson simptomat e shkaktuara nga rrahjet e ngadalta të zemrës, si lodhja, marrje mendsh dhe humbja e ndjenjave kur ato shkaktohen nga rrahjet e ulëta.

Kardiologu duhet të kontrollojë baterinë e zemrës çdo tre deri në gjashtë muaj si fillim dhe më pas një herë në vit.

Jetëgjatësia e pacemakerit ndryshon në varësi të periudhës që futet në punë mesatarisht shkon 8-10 vjet. Kur bateria konsumohet duhet një ndërhyrje për ta zëvendësuar gjeneratorin e baterisë. Procedura për të ndryshuar baterinë e stimuluesit të zemrës tuaj shpesh është më e shpejtë dhe kërkon më pak kohë shërimi sesa procedura për të vendosur pacemaker.

Meqenëse shumica e pacemaker të sotëm automatikisht rregullojnë rrahjet e zemrës tuaj që të përputhen me nivelin e aktivitetit tuaj fizik, ato mund t’ju lejojnë të rifilloni një mënyrë jetese më aktive.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Edjon Hajro, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Emërohet drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan (EMRI)
Zhdukja e Davide Pecorelli, ekspertët italianë mbërrijnë në vendin ku u gjet makina e djegur, nisin hetimet »
Article Logic
Execution time: 0.014105081558228
array(1) { ["section"]=> string(81) "dr-edjon-hajro-procedura-e-pacemakerit-bateria-e-zemres-spitali-amerikan-3-236590" }