Dr.Flori vdiq nga kokaina

Publikuar tek: aktualitet, më 08:30 19-02-2015 Dr.Flori vdiq nga kokaina Dr.Flori

Dalin rezultatet finale të shkakut të vdekjes së Doktor Florit. Këngëtari ka vdekur nga mbidoza e kokainës dhe mjekët e kanë patur të pamundur ta shpëtojnë, pasi parametrat e tij jetësore kanë qenë në pikën e fundit.

Florand Kondi nuk do të mund të mbijetonte pasi sasia e kokainës marrë gjatë natës dhe mëngjesit të 17 nëntorit 2014 kur ai ndërroi jetë ka qenë e madhe. Ky raport mjeko-ligjor, publikuar nga gazeta ‘’Shqip’’ do të jetë pjesë e dosjes së Prokurorisë, pasi familjarët e tij kanë hapur proces penal për hetim të shkakut të vdekjes dhe mosdhënie e ndihmës nga urgjenca  në kohë.  

Policia ka ndjekur penalisht infermierin në ambulancën pranë shtëpisë së këngëtarit, A.Sh si dhe u mor në pyetje drejtuesi i urgjencës Naim Lusha. Denoncimi në polici është bërë nga bashkëshortja e këngëtarit, Blerina , vëllai, Albani dhe pastori Fitor Muça.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I penduari: Tritolin farmacisë së Tahirit ia vuri Alfred Qefalia
Alarmi/ The Guardian: HEC-et, Shqipëria një kërcënim për gjithë Ballkanin »
Article Logic
Execution time: 0.011713981628418
array(1) { ["section"]=> string(30) "dr-flori-vdiq-nga-kokaina-3780" }