Draft-opinioni i Venecias për emërimet në Kushtetuese, reagon Presidenca: Nga ne nuk rrjedhin raporte konfidenciale, të mjerët le ta komentojnë

Publikuar tek: politike, më 21:23 29-05-2020 Draft-opinioni i Venecias për emërimet në Kushtetuese, reagon Presidenca: Nga ne nuk rrjedhin raporte konfidenciale, të mjerët le ta komentojnë FotoArkive: Presidenti Meta

Presidenca ka komentuar pas publikimit në media të draft-opinionit të Komisionit të Venecias, për përplasjet mes Metës dhe Qeverisë për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Zëdhënësi i Metës Tedi Blushi, thotë se Presidenti ka zbatuar vetëm Kushtetutën që ka shkruar "Venecia" me dorën e saj për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2016, ndërsa thekson se raporti nuk ka rrjedhur nga ta.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, siç rikonfirmoi qartë sot, ka zbatuar vetëm Kushtetutën që ka shkruar "Venecia" me dorën e saj për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2016.

Institucioni i Presidentit as nuk rrjedh raporte konfidenciale dhe as i komenton ato.

Institucioni i Presidentit komentet finale për "Venecian" do t'i bëjë publike përpara Opinionit Final në mënyrën më transparente.

I ftojmë dhe aktorët e tjerë t'i bëjnë publike arsyetimet e tyre të mjera dhe politike.

Për presidentin Meta, Kushtetuta është e paprekshme dhe ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë”, shkruan Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit Meta.

LEXO EDHE: Zbardhet draft-opinioni i Komisionit në Venecias

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098261833190918
array(1) { ["section"]=> string(147) "draft-opinioni-i-venecias-per-emerimet-ne-kushtetuese-reagon-presidenca-nga-ne-nuk-rrjedhin-raporte-konfidenciale-te-mjeret-le-ta-komentojne-208339" }