Draft-opinioni i Venecias për GJK, reagon Balla: Të presim vendimin final, nuk duhet të dilte në media

Publikuar tek: politike, më 20:59 29-05-2020 Draft-opinioni i Venecias për GJK, reagon Balla: Të presim vendimin final, nuk duhet të dilte në media Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, nuk e ka komentuar draft-opinionin e Komisionit të Venecias për përplasjen mes Presidencës dhe Mazhorancës lidhur me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Balla tha në emisionin “Java” se Partia Socialiste do të presë vendimin final të Komisionit të Venecias dhe do ta zbatojë atë.

Vendimi përfundimtar pritet të dalë në 20 qershor.

“Për të risjellë në kohë çështjen, bëhet fjalë për iniciativën e Kuvendit të Shqipërisë në kushtet e refuzimit jo ligjor nga ana e presidentit të republikës për të refuzuar. Kuvendi mori iniciativën për vendosjen e një mekanizmi zhbllokues. Në mars Komisioni i Venecias nuk e miratoi një opinion. Opinioni do të miratohet në 20-21 qershor. Unë mbetem dakort me opinionin e SHBA, se të gjitha palët, të presim opinionin përfundimtar. Çdo dokument është kërkuar të mbahet kofidencial. T’i lemë kohën e nevojshme anëtarëve të KV të japin verdiktin final. Ne do t’i qëndrojmë strikt vendimit të Komisionit të Venecias,” deklaroi Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092380046844482
array(1) { ["section"]=> string(106) "draft-opinioni-i-venecias-per-gjk-reagon-balla-te-presim-vendimin-final-nuk-duhet-te-dilte-ne-media-208336" }