Drafti i amnistisë: Përfitojnë përdoruesit e mjeteve (procedura e çregjistrimit dhe falja e detyrimeve)

Publikuar tek: ekonomi, më 18:48 19-07-2016 Drafti i amnistisë: Përfitojnë përdoruesit e mjeteve (procedura e çregjistrimit dhe falja e detyrimeve)

Nga falja e re fiskale do të përfitojnë dhe përdoruesit e mjeteve me anë të çregjistrimit të mjeteve dhe faljen e detyrimeve.

Drafti parashikon çregjistrimin e të gjitha mjeteve të  regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, të cilat nuk kanë kryer  asnjë veprim me këto mjete pas periudhës 31 Dhjetor 2011.

Ja si do procedohet sipas nenit  10 ,"Procedura e çregjistrimit të mjeteve dhe faljes së detyrimeve"

  Do të çregjistrohen të gjitha mjetet e regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, të cilat nuk kanë kryer  asnjë veprim me këto mjete pas periudhës 31 Dhjetor 2011.

  Çregjistrimi i mjeteve bëhet pa paguar detyrimet e prapambetura, si: taksën e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor, taksën vjetore të mjeteve të përdorura, taksën e mjeteve luksoze, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave e tarifave. Tatimpaguesit/personat përgjegjës kanë të drejtë që brenda datës 31.03.2017 të paraqiten pranë DPSHTRR për të kryer, pa pagesë, veprimet e çregjistrimit apo për të kërkuar moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij.

  Personat të cilët paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij, u falen detyrimet tatimore për periudhat përpara Dhjetorit 2011 dhe duhet të kryejnë pagesat e të gjitha detyrimeve që i përkasin periudhave pas Janarit 2012 dhe u falen gjobat për këtë periudhë.

  Nëse brenda datës 31.03.2017 personat e interesuar nuk paraqiten për të kërkuar  mbajtjen aktiv të mjetit, DPSHTRR-ja do të kryejë pa pagesë, çregjistrimin e mjeteve dhe shuan detyrimet tatimore për këto mjete.

  Lista e mjeteve me targat përkatëse të çrregjistruara sipas këtij  ligji i dërgohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit për bllokimin dhe sekuestrimin e tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02448296546936
array(1) { ["section"]=> string(106) "drafti-i-amnistise-perfitojne-perdoruesit-e-mjeteve-procedura-e-cregjistrimit-dhe-falja-e-detyrimeve-47104" }