Drafti i opozitës parlamentare për listat, Gjoni: Nuk është më i miri i mundshëm

Publikuar tek: politike, më 12:32 25-09-2020 Drafti i opozitës parlamentare për listat, Gjoni: Nuk është më i miri i mundshëm Ralf Gjoni

Deputeti Ralf Gjoni, edhe pse ka firmosur drafin që opozita parlamentare prezantoi dje për hapjen e listave, ka thënë se ai nuk është më i miri i mundshëm.

Ai thotë se e ka firmosur draftin sepse reflekton frymën e ndryshimeve kushtetuese.

"Ajo që më shtyu është se drafti reflekton frymën e ndryshimeve kushtetuese që u miratuan në Kuvend, nuk është më e mira, nuk është rezultat më i mirë, kemi një hapje të pjesshme të garantuar nga Kushtetuta, nuk ka ndryshim sistemi.

Drafti i inicuar nga Murrizi i firmosur edhe nga unë nuk kërkon hapje të pjesshme të listave, përkundrazi duam që të reflektohen ndryshimet kushtetuese në Kod Elektoral, kjo është fryma e draftit , për të zhbërë atë që po kërkohet në PS, se do të rikthejë kushtetutën e vjetër.

Ne duam që të hapen listat dhe numërimi i votave preferenciale të vulosë renditjen. Kërkohet që renditja e kandidatëve të bëhet nga votat preferenciale”, tha Gjoni për report tv.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020743131637573
array(1) { ["section"]=> string(85) "drafti-i-opozites-parlamentare-per-listat-gjoni-nuk-eshte-me-i-miri-i-mundshem-221626" }