Drafti i opozitës për lista 100% të hapura, mblidhet sot Këshilli Politik

Publikuar tek: aktualitet, më 07:59 01-10-2020 Drafti i opozitës për lista 100% të hapura, mblidhet sot Këshilli Politik FotoArkive: Vasili e Bylykbashi pas takimit ne Keshillin Politik

Këshilli Politik do të mblidhet paraditen e sotme, në orën 11.00, për të diskutuar për draftin e dorëzuar nga përfaqësuesit e opozitës, për lista 100% të hapura.

Në draftin e opozitës thuhet se duhet të ruhen koalicionet siç janë në ligjin aktual, ndërsa përsëritet kërkesa për t’iu drejtuar ODIHR-it për mosmarrëveshjet mbi koalicionet.

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjinuri u është përgjigjur argumenteve të parashtruara nga përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, duke u shprehur se “do të bëjmë edhe një përpjekje të fundit për një kompromis me opozitën jashtëparlamentare, pa vënë në rrezik arritjet që përcakton fryma e ndryshimeve kushtetuese”.

Partnerët ndërkombëtarë u kanë bërë apel palëve që të dialogojnë mes tyre dhe të ruajnë marrëveshjen e 5 qershorit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0057170391082764
array(1) { ["section"]=> string(78) "drafti-i-opozites-per-lista-100-te-hapura-mblidhet-sot-keshilli-politik-222293" }