‘Drafti për paketën Anti-shpifje u mbajt i fshehtë’, Kusari: Ndryshimet u bënë në momentet e fundit, aq sa dhe ‘w’ nuk u zëvendësuan

Publikuar tek: aktualitet, më 22:25 17-12-2019 ‘Drafti për paketën Anti-shpifje u mbajt i fshehtë’, Kusari: Ndryshimet u bënë në momentet e fundit, aq sa dhe ‘w’ nuk u zëvendësuan Juristja e së drejtës së mediave Flutura Kusari

Juristja e së drejtës së mediave Flutura Kusari, u shpreh mbrëmjen e sotme se ndryshimet në draftin e Paketës “Anti-shpifje” janë bërë në momentet e fundit dhe nuk është mundësuar ndjekja e tij pasi është mbajtur i fshehur.

E ftuar në Tempora, Flutura Kusari ka thënë më tej se ndryshimet në draft-ligj janë bërë aq shpejt dhe në momentet e fundit, saqë edhe “w” nuk janë zëvendësuar në tekst.

Ndërkohë, si juriste e së drejtës së medias ajo ka treguar dhe pesë hapat që duhet të ndjek një qeveri për krijimin e një draft-ligji që të shkohet më pas në votimin e tij.

“Draftimi i ligjit nuk ka qenë i mundur të ndiqet pasi ka qenë shumë i fshehur. Prej perspektivës së draftimit të legjislacionit duhen të paktën 5 hapa që të kalojë një qeveri gjatë draftimi të një ligji.

Duhet të shpallë fillimisht idenë për ndryshmin e ligjit kaq të rëndësishëm siç është ligji për mediat, gjë që nuk e ndodhi. U përmend aty këtu dhe erdhi si ide gati e kompletuar. Së dyti, që nuk ndodhi, është se duhet të ofrohet një arsyetim bindës sidomos për komunitetin që e prek në këtë rast gazetarët, se përse është i nevojshëm. Ky ndryshim ligjor dhe nuk ndodhi.

Së treti konsultimi me mediat dhe gazetarët. Kjo nuk ndodhi. Nëse ligji kishte qëllim të mirë atëherë nuk duhet ti kushtonte asgjë qeverisë shqiptare që të ftojë mediat. Hapi i katër, nëse do kishim një draft të konsultuar me shoqëritë civile dhe mediat pastaj ti kërkon ekspertizën ndërkombëtare që zakonisht është aprovim.

Është bazike, asnjë nga këto nuk ka ndodhur. Si është e mundur që kryeministri kërkon këshilla apo sugjerime nga gazetarët apo komuniteti ndërkombëtar kur nuk kemi pasur mundësinë ti shohim këto drafte.

Ndryshimet kanë ndodhur në momentin e fundit. Kemi një draft-ligj që përmban “w” ata nuk kanë pasur kohë as të konvertojë dhe ti zëvendësojnë”, është shprehur Flutura Kusari.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-kryetarja e Autoritetit të Mediave për ‘Anti-shpifjen’: Mbivendosje kompetencash, AMA merr vendimin kurse AKEP të bllokon internetin
‘I lëpin këmbët Ramës’, Mark Marku fyen këshilltaren e Qeverisë, nuk përmbahet as me të ftuarit e tjerë: Më lini të flas ose do t’ju gjuaj me shishe (E plotë) »
Article Logic
Execution time: 0.013024091720581
array(1) { ["section"]=> string(132) "drafti-per-paketen-anti-shpifje-u-mbajt-i-fshehte-kusari-ndryshimet-u-bene-ne-momentet-e-fundit-aq-sa-dhe-w-nuk-u-zevendesuan-189696" }