Drafti për Reformën në Drejtësi, PD: Vlerësojmë përmirësimet por ka ende probleme

Publikuar tek: politike, më 18:44 08-05-2016 Drafti për Reformën në Drejtësi, PD: Vlerësojmë përmirësimet por ka ende probleme

Partia Demokratike ka bërë publike ditën e sotme qëndrimin e saj për Draftin e Reformës në Drejtësi duke u shpehur se në draftin e Amendamenteve Kushtetuese të ekspertëve ndërkombëtarë të EURALIUS dhe OPDAT, vihen re përmirësime por ka ende probleme teknike, për të cilat PD thotë se i ka identifikuar dhe nuk duhet të mbeten të pazgjidhshme.

“Nga analiza në tërësi e draftit të rishikuar nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT, konstatojmë përmirësime të cilat synojnë përafrimin e tij me standardet ndërkombëtare, duke përmbushur në këtë mënyrë një kërkese themelore të opozitës parlamentare. Është botërisht e ditur se draftet e njëanshme të Shtatorit 2015 dhe Janarit 2016, paraqisnin problematika të thella mbi përputhshmërinë e tyre me standardet ndërkombëtare, të cilat u konfirmuan nga Komisioni i Venecias dhe së fundmi edhe nga ndryshimet që kanë propozuar ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT”, thuhet në qëndrimin e Partisë Demokratike.

PD thekson se ndryshimet që janë bërë në Draft, kanë qenë ato të kërkuara prej opozitës që në muajin shtator të 2015-ës duke arsyetuar se kjo është arsyeja pse maxhoranca ka refuzuar bashkëpunimin me opozitën.

“Ndryshimet që i janë bërë draftit në versionin e tij të 04 Maj 2016, janë kërkuar nga ana jonë që të kryheshin që në Shtator 2015, konfirmuar me qëndrimet e ekspertëve dhe anëtarëve të Komisionit edhe ndërkombëtarisht, mirëpo, mazhoranca parlamentare këmbënguli për të vijuar punën në mënyrë të njëanshme, duke injoruar në këtë mënyrë opinionet tona racionale dhe profesionale, si dhe thirrjen për realizimin e një procesi të përbashkët, të sinqertë dhe gjithëpërfshirës. Kjo ishte arsyeja e vetme, unike në llojin e saj ku mazhoranca me arrogancë refuzon ofertën e opozitës për bashkëpunim, që ka prodhuar si rezultat vetëm vonesën prej 8 muajsh në arritjen e dakordësisë midis palëve politike për ndryshimet kushtetuese në kuadër të Reformës në Drejtësi.”

Partia Demokratike nënvizon se drafti ka ende disa probleme, ndërsa kundërshton emërimin e funskionarëve të lartë të sistemit të drejtësisë me 3/5 e votave duke e quajtur të “papranueshme”.

PD nënvizon se nuk ka kërkuar që subjekt i hetimit të jenë “ndër të tjerë, ish-ministrat gjatë 3 viteve të fundit”.

“Në draftin e rishikuar në komponentin antikorrupsion (nenin 25) është parashikuar se subjekt i hetimit do të jenë ndër të tjerë “ish ministrat gjatë 3 viteve të fundit”. Duam të theksojmë fort se kjo pikë nuk është kërkuar ASNJËHERË, as nga ekspertët e opozitës dhe as nga ndonjë anëtar i opozitës në Komision. Ne e kemi shprehur dhe e ripërsërisim qëndrimin tonë për luftë pakompromis ndaj korrupsionit dhe se kemi qenë, jemi dhe do të jemi KUNDËR cdo kufizimi kohor për hetimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, sepse korrupsioni duhet të dënohet pavarësisht nga koha kur apo nga kush është kryer”.

Në përfundim të vlerësimit të draftit Partia Demokratike thekson se:

“Për të konkluduar konsideratën tonë të përgjithshme mbi draft Amendamentet Kushtetuese, duke mbajtur parasysh sa më sipër, në emër të anëtarëve të opozitës parlamentare, shprehim vlerësimin për përmirësimet e bëra nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT, si dhe kërkesën për të nisur menjëherë diskutimin e thelluar që do të cojë drejt vendimmarjes politike me qëllim konsensusin e plotë politik për draftin e Amendamenteve Kushetuese, dhe nisjen e punës për paketën e ligjeve shoqëruese, në zbatim të detyrës që na është ngarkuar ne si Komision”.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.009850025177002
array(1) { ["section"]=> string(85) "drafti-per-reformen-ne-drejtesi-pd-vleresojme-permiresimet-por-ka-ende-probleme-39856" }