Drama e të riut shqiptar: Më përbuznin se isha i varfër, fillova drogën dhe përfundova në burg (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:20 28-01-2018 Drama e të riut shqiptar: Më përbuznin se isha i varfër, fillova drogën dhe përfundova në burg (E PLOTË)

Historia e Leonardit i emocionoi të gjithë ne emisionin “E diela Shqiptare”.

Megjithëse adoleshent, Leonardi ka përjetuar ngjarje të frikshme në jetën e tij. Ai ka pak kohë që ka dalë nga një rrugë pa krye, duke nxjerrë mësime të rëndësishme.

Leonardi ka ardhur t’i bëjë një mesazh nënës së tij, ku i premtoi që do të jetë një djalë i mbarë dhe punëtor. I riu tregoi se për shkak të kushteve ekonomike dhe përbuzjes në shkollë ishte shoqëruar me shokë të këqinj, me të cilët kishte filluar të përdorte edhe drogën.

Sakaq, për të siguruar paratë e drogës kishte filluar të grabiste dhe për këtë arsye kishte përfunduar në burg.

“Në moshën 16 vjeçare përfundova në burg. Familja nuk më mbante në kontroll, sepse ikja herët në mëngjes dhe kthehesha vonë. Mami ishte ajo që më mbante shumë afër. Kisha frikë mos babai më jepte shpullë. Shokët më përbuznin, tasllnin, ushtronin dhunë sepse isha i varfër. Një nga arsyet e forta ishte që unë ti futesha asaj rruge që ata të mos më tallnin më dhe të më kishin frikë. Gjeta drogë, e siguronin ata.”- tregoi Leonardi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Harrojini reshjet, mësoni si do të jetë moti sot dhe nesër
Kuçovë: Përndiqte prej disa muajsh punonjësen e policisë, arrestohet 30 vjeçari (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.010317802429199
array(1) { ["section"]=> string(107) "drama-e-te-riut-shqiptar-me-perbuznin-se-isha-i-varfer-fillova-drogen-dhe-perfundova-ne-burg-e-plote-108248" }