Drejt zbardhjes vrasja e Armando Beqirit në Islandë, 10 të arrestuar, i dyshuari kryesor shqiptar (Policia sekuestron pamjet filmike)

Publikuar tek: bota, më 09:51 23-02-2021 Drejt zbardhjes vrasja e Armando Beqirit në Islandë, 10 të arrestuar, i dyshuari kryesor shqiptar (Policia sekuestron pamjet filmike)

Vrasja e Armando Beqirit në Islandë është drejt zbardhjes.

Mediat e huaja raportojnë se policia ka sekuestruar kamerat përreth ku ka nodhur ngjarja dhe se janë shumë pranë identifikimit të autorit.

Lidhur me këtë vrasje, në paraburgim janë më shumë se 10 persona, prej të cilëve njëri është autori kryesor i dyshuar me vrasjen. Pesonave në fjalë u mbaron afati për mbajtjen e tyre në qeli, por policia ka kërkuar që t’i mbajë deri në përfundim të hetimeve.

Shefi i policisë në Islandë, Margeir Sveinsson, në një deklaratë është shprehur se i dyshuari kryesorëpër vrasjen e Armados është një shqiptar.

Ndër të tjera ai është shprehur se po hetohet për pistën e vrasjes nëse ka të bëjë me grupe kriminale, apo ka qenë konflit midis dy personave.

Kujtojmë që Armando Beqiri u ekzekutua në hyrje të shtëpisë së tij disa ditë më parë, duke lënë pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të mitur. Beqiri ishte pronar i një kompanie sigurie private dhe kishte disa vite në Islandë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Covid-19 mund të shkaktojë rënien e flokëve? Do të habiteni se çfarë zbuloi studimi më i fundit në Kinë
Në Pakistan gjejnë zgjidhje për “xhepistët”, policët pajisen me patina: Do lëvizim më shpejt në rrugë (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.013103008270264
array(1) { ["section"]=> string(136) "drejt-zbardhjes-vrasja-e-armando-beqirit-ne-islande-10-te-arrestuar-i-dyshuari-kryesor-shqiptar-policia-sekuestron-pamjet-filmike-239882" }