Drejtësia apo drejtuesit?!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:36 09-09-2016 Drejtësia apo drejtuesit?!

*Këndvështrimi i një studenti

Gjashtë muajt e fundit kanë qenë shumë të rëndësishëm për vendin tonë, sepse si rrallë ndonjëherë në kujtesën time u votua nje “Reformë” me unanimitet. Në fakt votimi i një reforme JETIKE me konsesus, në demokracitë e konsoliduara duket një gjest ORDINER, por jo në Shqipëri. Kjo është arsyeja pse 6 muajt e fundit më janë dukur si një ndeshje futbolli, që si dikur zgjidhejme “golden gol”, ku çdo protagonist dëshironte të bënte gol, porpërfundonte duke bërë autogol. Lind pyetja pse e gjithë kjo rrëmujë dhe pse kaq shumë ndërhyrje ndërkombëtare?”

Në të vërtet në këndvështrimin tim përpara reformës në Drejtësi, duhet kryer reformë te drejtuesit. Në dekadën e fundit, nga ato që mbaj mend dhe kam lexuar, këta drejtues kanë dështuar të kryejnë detyrën e tyre. Kanë dështuar se nuk dinin ta bënin apo kanë dështuar se nuk donin…..? “Në këtë vend burrat e ndershëm numërohen me gishtat e dorës”- është shprehur Al Kapone për Çikagon e viteve 1930. Me keqardhje them se kjo shprehje gjen vend edhe në Shqipërinë e vitit 2016. Si mund të kryesh një reformë në drejtësi, kur do tëj enë po të njejtët persona të implikuar që do kontrollojnë veten, për të mos thënë që disa prej tyre e kanë përpiluar këtë reformë. Rryshfeti është Ligji për shkelësin e ligjit. Çdo ligj herët a vonë do të duhet të ndryshojë, të reformohet, por kjo nuk do të thotë se është i keq, sepse ashtu si shoqëria edhe ligjet duhet të evolojnë. Për sa kohë do të kemi Drejtuesit, të cilët përpiqen ta anashkalojnë ligjin, sepse ata udhëhiqen nga Rryshfeti, dhe jo nga e Drejta. Nuk mund të bëhet kaq lehtë reforma nënjë sistem, duhet filluar nga shtetarët, sigurisht dhe me ndihmën e aleatëve.

Duke përmenduar  aleatët,  duhet shprehur se kemi parë një asistencë ndërkombëtare tëpaimagjinueshme për një vend që pretendon të jetë anëtar i BE dhe një vend qëështë anëtar i NATO-s. Në fakt krahasohemi me vendet e Afrikës e ndoshta dalim dhe fitues në këtë krahasim, sepse nuk e dërgojme vendin në luftë civile si dikur. E kuptoj fare mirë që “shteti” ynëështë si fëmija që sa ka mësuar të eci dhe ka nevojë për një dorë që të ndihet i sigurt. Mua më duket se janë duke na mbajtur ende në krahë, dhe për të thënë të vërtetën Drejtuesit tanë janë totalisht të paaftë! Të paaftët kanënevojë për trajtim të veçantë dhe kurrsesi nuk mund të drejtojnë një vend drejt BE. Të na Rrojë kombëtarrja e futbollit, për të kuptuar se Ne ekzistojmë si shtet. Për Drejtuesit tanë ne jemi ende “shprehje gjeografike”, për sa kohë janë ambasadorët e vendeve të huaja që bëjnë draftin, kërcënojnë në emër të Kushtetutës sonë dhe të vetmen të drejtë që i lejojnë kryeministrit dhe ministrave të tij, është të shpallin pushime zyrtare.

Një vend sa do i vogël të jetë duhet të ecë me këmbët e veta, nuk po them se nuk na duhet ndihmë, por me Drejtuesit e paaftë që kemi nuk mund të ecet më shpejt. Një gazetar i njohur në vend ka thënë se nuk ka rëndësi nëse ke një makinë Ferrarri, me këto rrugë që kemi, po të doli një kamion para do të ecësh me shpejtësinë e tij. Dhe në Shqipërinë tonë janë disa kamionë që kanë zënë rrugën dhe nuk pranojnë të largohen, sepse druajnë se nuk do munden të rihyjnë më në të.

Për mendimin tim punët duhen bërë me rradhë, nuk mund të reformojmë një sistem kur njerëzit që e zbatojnë atë janë më të mykur se vet sistemi. Nuk është thjesht çështje ligjesh, por është më tepër se aq. Është mentaliteti, kultura, dhe e fundit  por jo për nga rëndësia është çështje Edukimi. Duhet të shpresojmë se kjo reformë do të jete e aftë të krijojë një “revolucion” dhe të largojë sa më shumë të mundet nga të paaftët.

           

Heraldo Panozaqi

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025929927825928
array(1) { ["section"]=> string(30) "drejtesia-apo-drejtuesit-52387" }