Drejtim mjeti pa leje, Policia Rrugore e Fierit arreston 23 shtetas (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:55 12-09-2019 Drejtim mjeti pa leje, Policia Rrugore e Fierit arreston 23 shtetas (VIDEO)

Policia Rrugore e Qarkut Fier ka arrestuar brenda 10 ditëve 23 shtetas për drejtim mjeti pa leje.

Gjithashtu janë proceduar 521 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit dhe 379 për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë, Policia Rrugore ka vijuar punën për procedimin e personave që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt, si dhe të shkeljeve, të cilat janë burim i shtuar për aksidentet rrugore.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e Qarkut Fier arreston 23 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë, Policia Rrugore ka vijuar punën për konstatimin dhe procedimin e personave që drejtojnë mjetet dhe motomjetet në mënyrë të parregullt, si dhe të shkeljeve, të cilat janë burim i shtuar për aksidentet rrugore.

Nga kontrollet e ushtruara gjatë 10 ditëve të para të shtatorit, janë konstatuar dhe kapur në kushtet e flagrancës 23 shtetas për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 39 leje drejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Gjatë 10 ditëve të para të shtatorit janë proceduar administrativisht gjithsej 1 626 drejtues mjetesh.

Janë proceduar 521 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

379 drejtues mjetesh janë proceduar për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 306 masa administrative për parakalime të gabuara.

Si dhe janë vendosur 420 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugor e Qarkut Fier falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071280002593994
array(1) { ["section"]=> string(79) "drejtim-mjeti-pa-leje-policia-rrugore-e-fierit-arreston-23-shtetas-video-178186" }