Drejtimi i Tuzit nga një shqiptar, Meta takon kryetarin Nik Gjeloshaj

Publikuar tek: politike, më 14:37 20-08-2019 Drejtimi i Tuzit nga një shqiptar, Meta takon kryetarin Nik Gjeloshaj

Presidenti Ilir Meta ka patur ditën e sotme një takim me kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

Për herë të parë kjo komunë drejtohet nga një shqiptar, ndërsa Meta thekson se i ka uruar Gjeloshajt suksese gjatë mandatit të tij.

Komenti i plotë:

Një takim i ngrohtë dhe vëllazëror me kryetarin e Komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj.

I urova suksese gjatë mandatit të tij, me bindjen se kjo fitore është jo vetëm një mundësi për të përmirësuar qeverisjen vendore, por njëkohësisht edhe për të treguar aftësitë drejtuese të shqiptarëve të Tuzit, përmes bashkëpunimit dhe bashkëjetesës me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera etnike.

Ndamë vlerësimin se shqiptarët në Malin e Zi do të vazhdojnë të jenë faktor kyç për të ardhmen euro-atlantike dhe europiane të këtij vendi mik dhe partneri të rëndësishëm për paqen e stabilitetin në rajon.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019428014755249
array(1) { ["section"]=> string(75) "drejtimi-i-tuzit-nga-nje-shqiptar-meta-takon-kryetarin-nik-gjeloshaj-175872" }