Drejtoi kuqezinjtë në testin e sotëm miqësor, rezulton pozitiv me Covid-19 trajneri i kombëtares shqiptare

Publikuar tek: sport, më 23:18 11-11-2020 Drejtoi kuqezinjtë në testin e sotëm miqësor, rezulton pozitiv me Covid-19 trajneri i kombëtares shqiptare Foto Ilustruese

Lajme aspak të mira për kombëtaren shqiptare U-21.  

Trajneri i kësaj grupmoshe, Alban Bushi nuk do të jetë në gjendje të drejtojë kuqezinjtë në 2 takimet e radhës pasi ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19.

Bushi ishte në stol në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme në qytetin e Cërrikut dhe të fituar 2-0 nga kombëtarja U-21 përballë Akademisë së Futbollit U-19.

Në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit thuhet se drejtimin e kombëtares U-21 për dy takimet e radhës kualifikuese të Europianit ndaj Kosovës dhe Anglisë do ta marrë ish trajneri i kombëtares, Dzemal Mustedanagiç.

‘Alban Bushi nuk do të jetë në gjendje që të drejtojë ekipin Kombëtar U-21 në dy ndeshjet e radhës. Kjo sepse tekniku i 21-vjeçarëve ka dalë pozitiv me Covid-19 pas testimit me tampon. Kundër Kosovës dhe Anglisë, ekipin do ta drejtojë specialisti i njohur dhe një prej ish-trajnerëve të kombëtares shqiptare, Dzemal Mustedanagiç. Në kushtet e emergjencës Federata dhe Drejtoria Teknike ka vendosur t’ja besojë drejtimin e kuqezinjve, specialistit që ka mbi një dekadë që shërben në Shqipëri,’thuhet në njoftimin e FSHF.

fshf.JPG

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Super UZUNI në fushë, Shqipëria tregon “dhëmbët” para Nation League (VIDEO)
»
Article Logic
Execution time: 0.022825002670288
array(1) { ["section"]=> string(112) "drejtoi-kuqezinjte-ne-testin-e-sotem-miqesor-rezulton-pozitiv-me-covid-19-trajneri-i-kombetares-shqiptare-227386" }