Drejtoi për 5 vite BE-në, Donald TUSK fiton postin e ri të rëndësishëm: Jam ngopur me burokracinë europiane  

Publikuar tek: bota, më 23:39 20-11-2019 Drejtoi për 5 vite BE-në, Donald TUSK fiton postin e ri të rëndësishëm: Jam ngopur me burokracinë europiane   Donald Tusk

Ish-presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk u zgjodh sot në mbrëmje si kryetari i ri i Partive Popullore Europiane (qendra e djathtë).

Përfaqësuesit e të gjitha partive të djathta europiane në Zagreb votuan me shumicë dërrmuese 491 vota dhe 37 kundër në favor të zgjedhjes së ish-kryeministrit polak si lider i ri i Partive Popullore Europiane.

Në fjalimin e tij të rastit, Tusk u shpreh se i ngopur me burokracinë në BE dhe tashmë kërkon të japë një kontribut më të mirë për partitë e djathta europiane.

‘’Pas 5 viteve jam ngopur së qeni kryetar i burokracisë europiane. Jam gati të luftoj dhe shpresoj të jeni të gathshëm dhe ju’’, foli përpara pjesëmarrësve Tusk.

62-vjeçari është kryeministri më jetëgjatë i Polonisë (2007-2014) ndërsa mbajti për 5 vite postin e presidentit të Këshillit të Europës. Ai mbahet mend për shqiptarët si mbështetës i vazhdueshëm i çeljes së negociatave për integrimin e vendit tonë në BE.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023932933807373
array(1) { ["section"]=> string(112) "drejtoi-per-5-vite-be-ne-donald-tusk-fiton-postin-e-ri-te-rendesishem-jam-ngopur-me-burokracine-europiane-186630" }