Nëntë drejtues automjetesh janë vënë në pranga gjatë orëve të natës nga policia rrugore. Drejtuesit e automjeteve janë ndaluar nga policia, pasi ka konstatuar se drejtonin mjetet në gjendje të dehur ose pa dëshmi.Personat janë shoqëruar në komisariat dhe ndaj tyre rëndon aukuza e “drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa dëshmi”. Prej disa kohësh policia po ushtron kontrolle të rrepta ndaj drejtuesve të automjeteve me qëllim shmangien e aksidenteve.