Drejtonte makinën në gjendje të dehur, përfundon në pranga shoferi në Dibër

Publikuar tek: aktualitet, më 11:58 16-06-2019 Drejtonte makinën në gjendje të dehur, përfundon në pranga shoferi në Dibër Foto ilustruese

Policia ka arrestuar një shofer në gjendje të dehur në Dibër.

Bëhet fjalë për 51-vjeçarin me iniciale A.M., banues në fshatin Muhurr të Dibrës.

Mësohet se ai po drejtonte një makinë tip 'Benz' me targa gjermane në momentin që un ndalua nga patrulla e policisë.

Pas testit të alkoolit, rezultoi se shoferi ishte i dehur në masën 1.79 mg/l.

Dibër/ Njoftimi i policisë:

Drejton automjetin në gjendje të dehur, duke u bërë burim aksidenti për veten dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës

Kapet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia Rrugore 51-vjeçari, i dehur në masën 1.79 mg/l.

Nga Specilistët e Policisë Rrugore në D.V.P.Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi :

A.M, 51 vjeç, banues në Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Peshkopisë është konstatuar nga shërbimet e policisë,  duke drejtuar mjetin tip 'benz', me targa gjermane,  në gjendje të dehur, në masën 1.79 mg/l.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071210861206055
array(1) { ["section"]=> string(81) "drejtonte-makinen-ne-gjendje-te-dehur-perfundon-ne-pranga-shoferi-ne-diber-168418" }