Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 32 vjeçar, i cili po qarkullonte në rrugë pa patentë
.
Shtetasi Elton Alia u arrestua teksa po lëvizte në rrugën Transballkanike duke drejtuar motoçikletën, tip Lonxia, pa leje drejtimi.
Ndaj 32-vjeçarit rëndon akuza e “Drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt”.
Policia rrugore në rang qarqesh ka ndërrmarrë një aksion për parregullësitë në lëvizjen e automjeteve, për të shmangur kështu aksidentet që vijnë si pasojë e moszbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor.