Drejtonte motoçikletën i dehur/ Gjatë kontrollit, francezit në Sarandë i gjenden mbi 100 mijë euro në çantë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:15 21-02-2020 Drejtonte motoçikletën i dehur/ Gjatë kontrollit, francezit në Sarandë i gjenden mbi 100 mijë euro në çantë Foto ilustruese

Një francez i identifikuar me emrin Renan, ishte duke drejtuar një motoçikletë, kur u ndalua nga policia e Sarandës dhe u vërtetua se ishte në gjendje të dehur.

Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar, atij i janë gjetur në çantë një shumë prej 105 mijë eurosh.

Gjithashtu, edhe motoçiketa që ai drejtonte ishte në emër të një personi tjetër, po ashtu francez i njohur me emrin Peter Ivan, i cili banonte në lagjen nr 3 në Sarandë.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbardhur çështjen, marrëdhënien që kanë dy shtetasit francezë me njëri-tjetrin dhe burimin e shumës mbi 100 mijë euro.

Vijon...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066871643066406
array(1) { ["section"]=> string(112) "drejtonte-motocikleten-i-dehur-gjate-kontrollit-francezit-ne-sarande-i-gjenden-mbi-100-mije-euro-ne-cante-195985" }