Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Devi Aliaj. 34-vjeçari banues në Vlorë është arrestuar nga policia në aksin rrugor “Skelë-Uji i Ftohtë”. Ai është kapur duke drejtuar mjetin motorçikletë tip “Jamaha”, pa lejë drejtimi përkatës.Ndaj 34-vjeçarit rëndon akuza e “Drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt”.