Drejtoresha e Arsimit në Elbasan jep alarmin: Librat po shiten shumë shtrenjt

Publikuar tek: aktualitet, më 13:22 08-09-2017 Drejtoresha e Arsimit në Elbasan jep alarmin: Librat po shiten shumë shtrenjt

Në Elbasan shpërndarja e teksteve shkollore ka filluar në 25 gusht dhe po vazhdon normalisht. Por përveç kësaj ajo që nuk shkon është abuzimi me çmimet e teksteve.

Një gjë të tillë e ka bërë me dije, drejtoresha e DAR në Elbasan, Jonida Cungu.

“Ajo që shikohet me shqetësim është ofrimi nga distributorët i paketave me çmim më të lartë se katalogu i librave të shkollës. Në këtë drejtim DAR, në Elbasan tërheq vëmendjen se çdo shkollë ka të afishuar katalogun e teksteve. Asnjë prind nuk duhet të marrë tekste që nuk janë në katalog si dhe tekste pa pullë”, është shprehur drejtoresha Cungu.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010300159454346
array(1) { ["section"]=> string(82) "drejtoresha-e-arsimit-ne-elbasan-jep-alarmin-librat-po-shiten-shume-shtrenjt-91600" }