Drejtoresha e DAP: Qeveria vendim për krijimin e një strukture monitorimi gjatë fushatës

Publikuar tek: aktualitet, më 11:50 01-06-2017 Drejtoresha e DAP: Qeveria vendim për krijimin e një strukture monitorimi gjatë fushatës

Albana Koçiu, drejtoreshë e Departamentit të Administrates Publike ka dalë në një deklaratë për media ku ka bërë me dije vendeimin e qeverisë për krijimin e një strukture monitorimi gjatë fushatës.

“Ndalimi i fushatës zgjedhore në institucionet publike. Ndalimi i përdorimit të detyruar të administratës së institucionit për fushatë elektorale brenda orarit të punës, si dhe i nxënësve të sistemit parashkollor universitar”, tha Koçiu.

“Sot po finalizohet vendimi që do miratohet nga Km dhe parashikon ngritjen e një strukture të posaçme monitorimi për administratën gjatë kësaj periudhe. Është e rëndësishme të qartësoj të drejtat politike për punonjësit e administratës publike fillojnë pas orarit zyrtar dhe tej perimetrit të institucioneve. Mësuesit janë të lirë, drejtorët janë të lirë por jashtë orarit të punës dhe perimetrit të shkollës”, deklaroi drejtoresha e DAP .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri bëhet nostalgjik, kujton 1 qershorin kur mbante postin e ministrit
Paqja në botë, shihni ku renditet Shqipëria »
Article Logic
Execution time: 0.010571002960205
array(1) { ["section"]=> string(93) "drejtoresha-e-dap-qeveria-vendim-per-krijimin-e-nje-strukture-monitorimi-gjate-fushates-80807" }