Drejtoresha e QKR: 4 mijë e 800 biznese janë regjistruar në gusht, 2500 në këto ditë shtatori

Publikuar tek: aktualitet, më 11:52 04-09-2015 Drejtoresha e QKR: 4 mijë e 800 biznese janë regjistruar në gusht, 2500 në këto ditë shtatori Vasilika Vjero, drejtoreshe e QKR

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit Vasilika Vjero, ka dalë në një deklaratë për shtyp për të bërë një bilanc të regjistrimeve të bizneseve pranë zyrave të QKR.

Vjero bën me dije se nga muaji korrik deri në muajin shtator numri i regjistrimeve është rritur 3 herë më shumë se në vitin 2014.

“ 4800 biznese janë regjistruar në muajin gusht ndërsa vihet re një fluks në rritje. Në ditët e para të shtatorit janë 2500 biznese të regjistruara. Numri i veprimeve për subjektet që duan të regjistrohen i kalon 1500 në ditë”, tha drejtoresha e QKR.

Prej ditësh tashmë, qevria ka nisur luftën kundër informalitetit dhe i ka bërë thirrje bizneseve të regjistrohen në QKR. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një anëtar i Rezistencës së Iranit kundër shahut, vdes në Shqipëri, ishte burgosur më parë
Luftë zhulit?! Ky qytetar nuk do t’ja dijë dhe e ka zgjidhur kështu “hallin” e tij »
Article Logic
Execution time: 0.01151704788208
array(1) { ["section"]=> string(97) "drejtoresha-e-qkr-4-mije-e-800-biznese-jane-regjistruar-ne-gusht-2500-ne-keto-dite-shtatori-19955" }