Drejtoresha jetëgjatë, jep dorëheqjen zyrtarja 29-vjeçare nga puna në Shtëpinë e Bardhë

Publikuar tek: bota, më 11:30 01-03-2018 Drejtoresha jetëgjatë, jep dorëheqjen zyrtarja 29-vjeçare nga puna në Shtëpinë e Bardhë

Hope Hicks, drejtorja 29-vjeçe e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, do të japë dorëheqjen në javët e ardhshme.

Hicks u bashkua me fushatën e Donald Trump në 2016 dhe ishte një nga këshilltaret më jetëgjata e të besuara të presidentit dhe e fundit mbetur nga rrethi i tij i brendshëm në stafin e zyrtarëve të lartë në Shtëpinë e Bardhë.

Lajmi për dorëheqjen erdhi një ditë pasi ajo i tha Dhomës së Inteligjencës të Shtëpisë se asaj i kërkohej kohë pas kohe të tregonte "gënjeshtra të bardha" si pjesë e punës së saj. Megjithatë, vetë Hicks e kishte menduar ta linte punën që muaj më herët, raporton New York Times.

Raportohet se Hick u tha miqve se ajo ndjeu se kishte arritur të gjitha ato që mund të arrinte në pozicionin e saj të nivelit të lartë.

hope-hicks-afp-650_650x400_71519874004.jpg

180228-hope-hicks-white-lies-feature.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulm kibernetik në ministritë gjermane, autoritetet: Kanë gisht hakerat rusë
E TMERRSHME, 3-vjeçarja vdes nga një mbidozë droge (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.01329493522644
array(1) { ["section"]=> string(93) "drejtoresha-jetegjate-jep-doreheqjen-zyrtarja-29-vjecare-nga-puna-ne-shtepine-e-bardhe-111864" }