Drejtori i “Fondacionit Soros” flet për bursën e Lulzim Bashës, Berisha: T’i kthejë paratë mbrapsht

Publikuar tek: politike, më 19:05 16-09-2019 Drejtori i “Fondacionit Soros” flet për bursën e Lulzim Bashës, Berisha: T’i kthejë paratë mbrapsht Lulzim Basha gjatë një takimi me George Soros

Prej kohësh në media flitet se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kryer studimet e larta në Holandë përmes një burse të përfituar nga Fondacioni Soros.

Kreu i këtij Fondacioni në Shqipëri, Andi Dobrushi, nuk e mohon diçka të tillë, por thotë, në një shkrim të Zërit të Amerikës për ndikimin e Soros në Shqipëri, se Basha e ka përfituar bursën si shumë studentë të tjerë në atë kohë.

"Për rastin e zotit Basha, për çfarë informacioni kam unë, ka patur një marrëveshje mes Univeristetit të Uhtretit dhe Fondacionit Soros për bursa të përbashkëta për studentët shqiptarë. Dhe ka rastisur që dhe zoti Basha ka qenë student në atë kohë dhe ka përfituar prej tyre. Nuk besoj se ka patur një bursë specifike për zotin Basha"- sqaron Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha, thotë se nëse do të ishte në vend të Bashës, do të kishte kthyer pas paratë e bursës.

"Unë nuk di të këtë marrë bursë, por edhe sikur të ketë marrë bursë, kjo nuk do të thotë që unë të mbetem skllav i një burse. Po të jetë ashtu dhe nësë do të isha në vendin e tij ja ktheja ato para"- pohon ish Kryeministri Sali Berisha.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032453060150146
array(1) { ["section"]=> string(102) "drejtori-i-fondacionit-soros-flet-per-bursen-e-lulzim-bashes-berisha-t-i-ktheje-parate-mbrapsht-178685" }