Drejtori i Hipotekës në Tiranë akuzohet për korrupsion, ja biseda e përgjuar

Publikuar tek: aktualitet, më 10:10 30-11-2015 Drejtori i Hipotekës në Tiranë akuzohet për korrupsion, ja biseda e përgjuar

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim 43 vjeӓarin Artan Tushe pasi u arrestua në Mars të këtij viti në Rinas me akuzën e “korrupsionit pasiv”.

Ai akuzohet se i ka marrë një qytetari një shumë prej 1500 eurosh në këmbim të një certifikate pronësie.

Artan Tushe rezulton se i ka marrë, në dy episode të ndryshme, dy shtetasve, shumat e 500 euro dhe 50 mijë lekë (të reja). Nga hetimet për këto dy raste të filmuara, Prokuroria e Tiranës ka kryer verifikimet, duke pyetur edhe personat që kanë dhënë paratë.

Sipas deklarimeve të këtyre shtetasve, ata kishin aplikuar në ZVRPP për të kryer veprime administrative me pronat e tyre, veprime të cilat po vonoheshin me qëllim që të paguanin para pranë zyrtarëve të Hipotekës për të marrë shërbimin. Duke qenë se gjendeshin në këto kushte, këta qytetarë i janë drejtuar emisionit investigativ.

Në njërin prej këtyre rasteve, qytetari kërkon ndihmën e shefit Artan Tushe, për ta ndihmuar të kryente veprimin administrativ brenda afatit kohor ligjor dhe “me më pak para, meqenëse kam dëgjuar se punonjës të tjerë kërkojnë 1500 euro”, shumë të cilën ai nuk e dispononte. Nga hetimi rezultoi se i pandehuri Artan Tushe, “e ndihmon”, duke i marrë “vetëm 500 euro” dhe ia kryen veprimin administrativ në kohë optimale për qytetarin.

Biseda e përgjuar:

Qytetari:  Si je ?

Artan Tushe: Ça bëre ti, mirë ?

Qytetari: Na fal…

Artan Tushe: S’ka gjë. E mo, sat ë kanë kërkuar ?

Qytetari: 1500 ( njëmijë e pesëqind ) euro.

Artan Tushe: Sa e ke me qejf ?

Qytetari: A e di si e kasha problemin se unë prandaj e futa edhe atë…

Artan Tushe: Sa e ke me qejf, flasim troç! Qytetari: Ça të them unë i shkreti, unë futa një, edhe i thashë, thuj Tanit, unë lek për momentin s’kam. Të marri se unë kam tre çertifikata. Të ma marri çertifikatën, sat ë shes tokën. Unë po e shes 10 ( dhjetë ) million lekë, se po e shes për hall.S’kam lekë. Po ashtu më thuaj ti, se sa ? Se ata më kanë kërkuar 1500 euro. Ku I kam 1500 euro ?  Më thuaj ndonjë shumë, ti gjej, ti sjell. S’ka problem, më thuaj ti sa?

Artan Tushe: Sa e ke ti me qejf të them?

Qytetari: Po sa, me qejf …pesëqind eurosh, ta sjell?

Artan Tushe: Më prit dy minuta të marr tabelën. Flasim, mirë ?

Qytetari: Mirë.

Qytetari: Të kam bezdis ëëë?

Artan Tushe: Ku e gjetët atë mut avokati, ku e gjetët?

Qytetari: Ku e gjeta unë?! Ai më gjeti kur e shita tokën.

Artan Tushe: Ia shite ti atij ?

Qytetari: Jo, jo, ma gjeti ai që ia shita unë.

Artan Tushe: Edha tha hajde se ti rregulloj unë.

Qytetari: Tani si i bëhet ? Kam hyrë në një valle, në një siklet të madhe që se ke idenë. As më njeh, as të njoh, pop o të qaj hallin.

Artan Tushe: Jo mo, do ta bëjmë.

Qytetari: Për zotin. Tani ajo, mund të dalë të hënën?

Artan Tushe: Do mundohemi ta nxjerrim.

(Ndërkohë qytetari nxjerr një shumë parash)

Artan Tushe: Sa ke lënë

Qytetari: Unë kam lënë 500 ( pesëqind )

(Artan Tushe merr paratë nga qytetari dhe i mbështjell. Ndërkohë biseda vazhdon)

Qytetari: Jo, numëroi pot ë duash se…vetëm ma mbaro si punë të lutem!

Artan Tushe: Ta mbarojmë që sot o nesër, të hënë ta mbarojmë

Qytetari: të lutem se e kam litarin në fyt, për zotin. Mirë hajd lëvizim pra.

Artan Tushe: Dil përpara ti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet fotoja e kapitenes së Kombëtares, duke u puthur me një vajzë
Fatorinot nuk ju japin biletën? Shumë shpejt transporti publik me biletë elektronike »
Article Logic
Execution time: 0.01500391960144
array(1) { ["section"]=> string(81) "drejtori-i-hipotekes-ne-tirane-akuzohet-per-korrupsion-ja-biseda-e-pergjuar-26587" }