Drejtori i OBSH për Europën: Asnjë vend nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt

Publikuar tek: bota, më 22:49 12-08-2020 Drejtori i OBSH për Europën: Asnjë vend nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt

Dr. Hans Kluge, Drejtori për Europën i OBSH i tha CNN se koronavirusi nuk respekton kufinj, kështu që vendet duhet të harmonizojnë politikat për të luftuar pandeminë… Për këtë OBSH ka krijuar Komisionin Pan-Europian për Shëndetin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, I cili kryesohet nga prof.Mario Monti.

CNN: Doktor, ky fiksim që kanë vendet europiane për ta analizuar COVID-in me numra për 100.000 banorë… ja vlen të bëhet kësisoj?

Dr. Kluge: Çfarë ne shohim është se vendet kanë një kufi minimal të tyrin, kështu që ata kontrollojnë numrat e rasteve të reja për 100.000 banorë dhe nëse një vend tjetër e kalon atë nivel  me rastet e reja që ka, ateherë ndaj tyre nisin të zbatohen masa specifike. Por ju keni vërejtur një gjë të vlerë… Çfarë ka rëndësi këtu, janë dy gjëra:

  1. Ne nuk jemi në situatën si në muajin shkurt, kur ne po mbanim në shënjestër ekonominë, njerëzit, arsimin… tani ne kemi fituar dije për të vënë në shënjestër virusin.
  2. Çfarë na duhet realisht është një politikë rajonale, pra jo një politikë vend pas vendi… dhe për ta komunikuar këtë politikë rajonale qartë tek publiku, në mënyrë që të ndërtojmë besim.

CNN: Kur ju thoni politikë rajonale, a nuk presupozohet se Komisioni Europian, BAshkimi Europian po e bën këtë?!

Dr. Kluge: Rajoni im, Richard, përfshin 53 shtete anëtare dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse asnjë vend nuk është I sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt. Askush nuk mund ta ndalojë virusin tek kufinjtë e  Bashkimit Europian. Kështu që Zyra Europiane e OBSH-së po përpiqet të harmonizojë përpjekjet tej e mbanë rajonit Europian, dhe prandaj unë sot dua të deklaroj krijimin e Komisionit Pan-Europian për Shëndetin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, I cili kryesohet nga prof. Mario Monti. Ky Komision do të harmonizojë dhe do të nxjerrë mësimet që kemi bërë në mënyrë që t’i bëjmë shoqëritë, sistemet tona të shëndetësisë dhe ato të përkujdesjes sociale shumë më rezistente.

CNN: Kjo është shumë e bukur ta shohësh si do të ndodhë në të ardhmen. Por për momentin sundon konfuzioni dhe kjo punë e bërë me harrna… le të shohim Britaninë për një moment. Belgjika është në listën e tyre të karantinës, Franca ndoshta po hyn në atë listë, Spanja është gjithashtu në listë… Ju me siguri do të bini dakort me mua doctor, se nuk ka shans që t’u japim njerëzve një pikturë të qartë se si do të bëhet me jetën e tyre?

Dr. Kluge: Richard, ne duhet ta kuptojmë se 31 nga 53 vendet e rajonit Europian po shohin dita ditës një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus, të cilat ne I kishim paralajmëruar si mundësi kur u hoq karantina. Kështu që bëhet shumë e rëndësishme që të regjionalizojmë solidaritetin duke parë përtej e matanë kufinjve. Kështu I pamë gjërat në fillimin e pandemisë dhe këtë po bëjmë edhe tani.

CNN: Eshtë e pashmangshme dmth që kur vendet të rihapen numrat përsëri do të shkojnë përpjetë dhe puna e vetme që mbetet është të zbusim gjërat, që të mos shkojnë për shumë më keq?!

Dr. Kluge: Ne nuk jemi në muajin shkurt kur opsioni I vetëm që kishim ishte të mbyllnim vendet krejtësisht e pastaj t’I rihapnim. Tani ne kemi shumë më tepër dije, thelbësisht përmes angazhimit të komunitetit. Kështu që është përgjegjësia jonë shoqërore.

Mendoj Richard se juve jua kam pas thënë atë shprehjen se nuk duhet të flakim asnjë qindarkë. Duke kursyer qindarkat do të bëhemi avash avash të pasur. Dhe kjo është çfarë duhet të bëjmë. Ne të gjithëve na duhet t’I ruajmë qindarkat tona, dmth: të sillemi individualisht sigurt dhe në mënyrë të përgjegjshme, të angazhojmë të rinjtë dhe vetëm atëherë do të prodhojmë sigurinë globale të shëndetit.

CNN: Isha në Pragë javën e kaluar ku maskat nuk duken gjëkundi dhe distancimi social është vetëm një fjalë, boshe. Në Britaninë e MAdhe maskat i sheh të përdoren në dyqane, por jo në rrugë. Këtu në Nju Jork të paktën ndjehem më i lehtësuar: njerëzit i vënë maskat kudo. Doktor, si a arrini të uniformizoni sjelljet e vendeve ndërsa ju duhet të pranoni ndryshimet në kushtet e seicilit prej tyre?

Dr. Kluge: Na duhet të jemi realistë, të gjithëve. Ka një realitet, siç ka edhe një koncept ideal. Unë jam mjaft pragmatic. Ndaj qasja ime ka qenë të punoj përmes asaj që unë e quaj Diplomacia e Shënjestruar e Shëndetit. Prej ditës së parë kam folur me ministra, presidentë, kryetarë shtetesh, individualisht dhe në organizata rajonale. Dhe nëse ne ecim me Diplomacinë e Shënjestruar të Shëndetit në nivel rajonal për të përbashkuar qëndrimin atëherë vendet do të ndjejnë se asnjë prej tyre nuk është lënë jashtë vëmendjes – dhe vetëm atëherë do të kemi vendime politike. Funksioni ynë (si OBSH), funksioni im është të ndihmojmë vendet që të fuqizojnë udhëheqjen e tyre kështu që të arrijnë të bëjnë vendimet e duhura brenda një situate të kontekstualizuar.

KUSH ESHTE?

Dr Hans Henri P. Kluge e filloi detyrën e tij si Drejtor Rajonal I OBSH-së për Europën me 1 shkurt 2020.

Ai gëzon 25 vite përvojë në praktikën mjekësore dhe shëndetin publik falë detyrave që ka mbajtur në shumë vende të botës. Ai ka diplomuar si mjek dhe është specializuar për kirurgji dhe obstetrikë nga Universiteti Katolik I Leuven në vitin 1994.

Ai e nisi karrierën si mjek familjeje në Belgjikë. Ai punoi prej vitit 1995 me Mjekët pa Kufi në një numër emergjencash rajonale në Liberi dhe Somali, kordinoi një program të kontrollit të tuberkulozit (TB) dhe ofroi shërbime mjekësore dhe të shëndetit public në zonat e konfliktit. Më pas ai shërbeu për Mjekët pa Kufi në Siberi dhe më pas si Këshilltar Rajonal për TB në ish- vendet e Bashkimit Sovjetik.

Dr Kluge ju bashkua OBSH në vitin 1999, si Manaxher Projekti për luftën ndaj TB dhe TB-HIV duke shërbyer së pari në zyrën vendore të OBSH-së në Federatën Ruse. Ai kaloi në Zyrën Rajonale të OBSH-së për Europën, të cilën sot e drejton në vitin 2009.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010366916656494
array(1) { ["section"]=> string(99) "drejtori-i-obsh-per-europen-asnje-vend-nuk-eshte-i-sigurt-derisa-te-gjithe-te-jene-te-sigurt-216949" }