Drejtori i policisë, Çako takohet me homologun grek: Policia ka një gjuhë dhe një shtetësi, ligjin

Publikuar tek: aktualitet, më 12:52 30-05-2015 Drejtori i policisë, Çako takohet me homologun grek: Policia ka një gjuhë dhe një shtetësi, ligjin

Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako është takuar në Janinë me homologun e tij grek, Dimitros Tsaknakis. Gjatë takimit me homologun e tij Çako është shprehur se zbatimi i ligjit është kriteri që i bashkonë policitë në të gjithë globin.

“Policia ka një gjuhë dhe një shtetësi; ligjin. Të shërbejë për të siguruar rendin dhe të luftojë krimin. Këto parime i bashkojnë punonjësit e policisë në çdo cep të globit”, është shprehur Çako.

Krerët e policive të të dy vendeve kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me disa pika:

-Palët ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit në parandalimin e migracionit ilegal dhe luftës ndaj krimit ndërkufitar.

-Rritja dhe forcimi i bashkëpunimit në luftën ndaj krimit të organizuar, trafikut të drogave dhe të qënieve njerëzore.

-Shkëmbimit të i informacioneve për personat në kërkim, krimet e rënda dhe aktet teroriste

-Zhvillimin e operacioneve të përbashkëta në fushën e trafiqeve të paligjshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja e trefishtë, Prokuroria e Krimeve të Rënda jep masën e sigurisë për autorët
“E kanë përdhunuar Tiranën dhe po e bëjnë sërish” »
Article Logic
Execution time: 0.0136559009552
array(1) { ["section"]=> string(101) "drejtori-i-policise-cako-takohet-me-homologun-grek-policia-ka-nje-gjuhe-dhe-nje-shtetesi-ligjin-12289" }