Drejtori i Policisë Çako takon ambasadorin grek: Bashkëpunim kundër krimit të organizuar

Publikuar tek: aktualitet, më 15:15 08-06-2015 Drejtori i Policisë Çako takon ambasadorin grek: Bashkëpunim kundër krimit të organizuar

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako priti në takim gjatë ditës së sotme ambasadorin e Greqisë në Tiranë, Rokanas. Gjatë takimit Çako dhe ambasadori i Greqisë Rokanas kanë vlerësuar si mjaft të mira marrëdhëniet mes dy policive, si dhe kanë theksuar nevojën për t’i forcuar më tej këto marrëdhënie .

“Ne jemi të fokusuar në bashkëpunimin real e serioz me partnerët tanë të BE, ku bën pjesë edhe Greqia , për të luftuar bashkarisht kimin e organizuar, trafiqet e paligshme, emigracionin ilegal  dhe terrorizmin. Serioziteti jonë është konkretizuar në ngritjen e një strukture të veçantë  për të luftuar terrorizmin, si dhe në zhvillimin e një sërë operacionesh të përbashkëta me homologët kundër trafikut të lëndëve narkotike, trafiqeve të paligjshme , prostitucionit, e kriminalitetit në përgjithësi”, tha Çako.

Ambasadori i Greqisë në Tiranë, Rokanas vlerësoi punën e policisë, në muajt e fundit kundër krimit të organizuar. “Shtetit grek do të jetë përherë në krahun tuaj. Personalisht ju inkurajoj  ju falënderoj se jeni profesionist”, u shpreh Rokanas.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fshehën pasurinë, 3 gjyqtarë në Vlorë e Sarandë çohen për ndjekje penale
Sherebela shqiptare dominon tregun amerikan, rrezikohet nga mbjellja e farave të huaja »
Article Logic
Execution time: 0.013345956802368
array(1) { ["section"]=> string(93) "drejtori-i-policise-cako-takon-ambasadorin-grek-bashkepunim-kunder-krimit-te-organizuar-13000" }