Drejtori i Policisë Rrugore intervistë për mediat në autostradë, pas krahëve të tij përplasen dy makina

Publikuar tek: aktualitet, më 12:54 20-07-2019 Drejtori i Policisë Rrugore intervistë për mediat në autostradë, pas krahëve të tij përplasen dy makina

Pak më parë drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mithat Tola, po jepte një intervistë për mediat në rrugë, në autostradën Tiranë-Durrës.

 

Ndërkohë ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përplasur dy automjete me njëra-tjetrën.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.

Në atë moment, drejtori i Policisë Rrugore ka kthyer kokën pas dhe i ka bërë thirrje shoferëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të mos u bërë shkak aksidentesh.

'Ajo që dua t'i tërheq vëmendjen drejtuesve të mjeteve është të vendosin rripin e sigurimit, të kujdesen për fëmijët, të reduktojnë alkoolin. Të lidhin fëmijët me rripin e sigurimit. Jeta është e shtrenjtë’, tha Tola.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02497386932373
array(1) { ["section"]=> string(109) "drejtori-i-policise-rrugore-interviste-per-mediat-ne-autostrade-pas-kraheve-te-tij-perplasen-dy-makina-172772" }