Drejtori i Policisë Rrugore thirrje për kujdes në rrugë, këto janë akset problematike

Publikuar tek: aktualitet, më 10:47 04-01-2017 Drejtori i Policisë Rrugore thirrje për kujdes në rrugë, këto janë akset problematike

Në vijim të masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, thirrjeve të vazhdueshme për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe  nisur nga situata e fundit sinoptike, Drejtori i Policisë Rrugore, Ardi Veliu ka njoftuar për një sërë masash shtesë për të parandaluar aksidentet rrugore.

Si pasojë e reshjeve të dëborës në Qarkun Kukës, Dibër, Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Korçë, trashësia e  dëborës varion nga  20 deri në 40 centimetra.

Në Qarkun Dibër në të gjithë akset rrugore nacionale dhe rurale   qarkullimi  kryhet me zinxhirë.

Në Qarkun Kukës të gjithë akset rrugore kanë prezencë dëbore dhe qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Në disa akse rrugore rurale të qarkut  Shkodër, si Bardhet-Iballë, Qafë Qarri –Qelëz, janë të bllokuara pasi trashësia e dëborës arrin deri në 50 centimetra.

Rruga e Kombit, këshillohet që qarkullimi të kryhet me zinxhirë, të mos qarkullojnë me shpejtësi dhe të eleminojnë parakalimet.

Në disa segmente rrugore në qarkun Gjirokaster, Elbasan dhe Berat,  konsatohet se ka prezencë akulli, në këtë kuadër këshillojmë të gjithë drejtuesit e automjeteve  të tregohen të vëmendshëm, të përdorin zinxhirë  dhe të eleminojnë shpejtësinë.

Gjithashtu, ju bëjmë thirrje drejtueve të automjeteve dhe këmbësorëve të respektojnë normat e sjelljes në rrugë, eleminojnë shpejtësitë, përdorimin e  celularit, të vendosin rripin e sigurimit, të  mos përdorin alkool gjatë drejtimit të automjetit, këmbësorët të përdorin mbikalimet, vizat e bardha dhe të mos kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Policia Rrugore ka marrë masa që në të gjithë akset rrugore të mësipërme, të planizojë shërbime gjatë 24-orëve, duke u mbështetur edhe nga Patrullat e Përgjithshme.

Për çdo problematikë, drejtuesit e automjeteve të telefonojnë në numrin  pa pagesë 112 e 129.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Burri rreh keq bashkëshorten, policia lëshon menjëherë urdhër mbrojtje dhe arreston 36-vjeçarin (Emri)
Vetëm në orët e para të mëngjesit, kjo është shifra alarmante e vizitave të fëmijëve në 4 spitalet e juglindjes »
Article Logic
Execution time: 0.011642932891846
array(1) { ["section"]=> string(90) "drejtori-i-policise-rrugore-thirrje-per-kujdes-ne-rruge-keto-jane-akset-problematike-64559" }