Drejtori i Policisë së Tiranës jep detaje: Nga shpërthimi u plagos një kalimtar, shtetas italian. Prend Gjini është në sallë të operacionit (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:08 15-09-2020 Drejtori i Policisë së Tiranës jep detaje: Nga shpërthimi u plagos një kalimtar, shtetas italian. Prend Gjini është në sallë të operacionit (E PLOTË) Rebani Jaupi

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, ka dhënë detaje shtesë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi te stacioni i fundit i Tiranës së Re, tek ish-parku i autobusëve.

Jaupi ka thënë për mediat se është ngritur grupi hetimor dhe po bëhen verifikime për të zbardhjen ngjarjen.

Ai ka shtuar se Prend Gjini është në sallë të operacionit ndërsa nga shpërthimi i fuqishëm ka mbetur i plagosur një kalimtar, shtetas italian.

"Në orën 19:00, sapo mjeti është futur në urë, ka ndodhur një shpërthim, i cili dyshohet me lëndë plasëse e llojit tritol. Është ngritur grupi hetimor me specialistë të shumtë. Po kryhen hetimet dhe po bëhet këqyrja e vendit të ngjarjes, kemi ngritur dhe pistat e hetimit për të cilat ne dyshojmë se ka ndidhur ngjarja. Nuk mund të bëj me dije shumë detaje, por mund të them se një nga pistat është hakmarrja dhe larja e hesapeve të personit të plagosur me disa qytetarë të tjerë jashtë territorit të Tiranës. Kemi një shtetas italian që është plagosur lehtë dhe është në kujdesin e mjekëve në spital, ndërsa Prend Gjini është në sallë të operacionit dhe shpresojmë që gjendja e tij do të përmirësohet", ka thënë Jaupi.

Lexo edhe: Vjet i vranë vëllain për pazare droge, ja kush është shënjestra e atentatit të sotëm me tritol në Tiranë

Lexo edhe: Atentat me tritol makinës në mes të Tiranës, plagoset rëndë vëllai i Armando Gjinit (Foto-Video)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010043859481812
array(1) { ["section"]=> string(151) "drejtori-i-policise-se-tiranes-jep-detaje-nga-shperthimi-u-plagos-nje-kalimtar-shtetas-italian-prend-gjini-eshte-ne-salle-te-operacionit-e-plote-220496" }