Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi ndihet krenar për punën e kryer në vetëm një muaj nga ky televizion.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Gëllçi thekson se vetëm gjatë dhjetorit RTSH realizoi katër produksione artistike të mëdha, që sipas tij ishte një punë titanike, me fantazi dhe gjetje artistike.
Ai flet për një transformim të televizionit publik përgjatë 2017-ës që do e kthejë atë në ekranin kryesor të shqiptarëve.
Reagimi i Thoma Gëllçit:
Gjatë një muaji, RTSH realizoi katër produksione artistike të mëdha: Festivalin e 55 të këngës ; Koncertin e Vitit te Ri " Ti je festa ime" ; Koncertin me muzikën e zgjedhur të filmit shqiptar " Faleminderit për muzikën" si dhe koncertin e Ansamblit Filarmonik të Vienës. Një punë titanike, me fantazi dhe gjetje artistike, e vlefshme për skenën dhe ekranin! Shpresojmë tua kemi bërë shqiptarëve festat më të gëzuara!
Një kapitull i ri hapet këtë vit. Jemi të vendosur në rrugën e transformimit të plotë të Radiotelevizionit shqiptar dhe të bindur që nuk do të jetë e largët dita që ai do të jetë ekrani kryesor i shqiptarëve!