Drejtori policisë gris banderolën e PD-së, reagon Basha: Turp dhe mjerim

Publikuar tek: barometri, më 07:40 10-06-2018 Drejtori policisë gris banderolën e PD-së, reagon Basha: Turp dhe mjerim

Reagon kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas publikimit të videos nga PD, se si Drejtori i policisë së Fierit grisi banderolën e PD.

 

Basha e quan një veprim të turpshëm dhe dhunim të së drejtës për të protestuar.

“Këta policë as nuk e kanë idenë se veprimet e tyre janë dhunim i çdo të drejte njerëzore dhe politike, të drejtës së shprehjes, të drejtës së protestës, të drejtës për t’u dëgjuar, - sepse ata njohin vetëm shefin dhe jo Kushtetutën dhe ligjin.”- shprehet Basha.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashes:

Shihni si ka përfunduar policia e shtetit: një polici private në shërbim të dyshes Rama-Xhafaj. Drejtori i policisë i pari dhe policët e tjerë pas tij rrëmbejnë dhe grisin banderolën e qytetarëve që protestojnë paqësisht dhe me dinjitet kundër krimit dhe drogës. Policë që kacafyten me qytetarët për të mbrojtur shefin! Turp dhe mjerim!

Këta policë as nuk e kanë idenë se veprimet e tyre janë dhunim i çdo të drejte njerëzore dhe politike, të drejtës së shprehjes, të drejtës së protestës, të drejtës për t’u dëgjuar, - sepse ata njohin vetëm shefin dhe jo Kushtetutën dhe ligjin. Janë Jaerd Çelët dhe Ermalët e policisë që edhe trafik droge bëjnë për shefin e vëllezërit dhe kushërinjtë e shefit.

Shikoni hendekun e madh që ekziston sot në Shqipëri mes qytetarëve europianë dhe shtetit antieuropian. Këta policë duhet të luftojnë drogën dhe krimin që Shqipëria të hyjë në BE, por si banditë ata luftojnë qytetarët që ngrenë zërin kundër drogës dhe krimit.

Shikoni gjithashtu nervozizimin e policëve si shenjë e një sistemi që po rrëzohet, siç rrëzohen regjimet antipopullore dhe antidemokratike. Qytetarët europianë po triumfojnë përditë mbi qeveritarët antieuropianë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023382902145386
array(1) { ["section"]=> string(77) "drejtori-policise-gris-banderolen-e-pd-se-reagon-basha-turp-dhe-mjerim-123844" }