Drejtori standarteve në ARRSH: Rruga Tiranë-Durrës duhet bërë nga fillimi, s'mjafton ndërhyrja

Publikuar tek: aktualitet, më 21:42 22-06-2018 Drejtori standarteve në ARRSH: Rruga Tiranë-Durrës duhet bërë nga fillimi, s'mjafton ndërhyrja

Drejtori i standarteve pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Spartak Traka tha se rruga Tiranë-Durrës duhet bërë nga e para, por nuk janë gjetur fondet e mjaftueshme.

“Ndërhyrja tani është në sipërfaqe. Por e domosdoshme është që të hyhet edhe në themelin e rrugës, pasi nga testet që është bërë rruga është e amortizuar. Ka vite që është bërë dhe ka pasur trafik të ngjeshur.

Banka Botërore që menaxhon këtë rrugë në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, që ndërhyrja të ishte më e thellë dhe natyrisht edhe fondet për rrugën Tiranë-Durrës, të ishin më të mëdha. Këto fonde nuk u gjetën. Rreth 11 mln euro për të rehabilituar të gjithë rrugën.

U vendos të ndërhyhej në këtë masë. Punimet e mirëmbajtjes nuk janë me garanci, por garantojnë lëvizjen e sigurt të mjeteve”, u shpreh Traka i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069580078125
array(1) { ["section"]=> string(99) "drejtori-standarteve-ne-arrsh-rruga-tirane-durres-duhet-bere-nga-fillimi-s-mjafton-nderhyrja-125396" }