Drejtoria e Përgjithshme Detare jep njoftimin e rëndësishëm, ja udhëtimet me traget që do të ndalohen

Publikuar tek: aktualitet, më 20:35 09-03-2020 Drejtoria e Përgjithshme Detare jep njoftimin e rëndësishëm, ja udhëtimet me traget që do të ndalohen Foto ilustruese

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar për udhëtimet që do të ndalohen nga dita e sotme.

Udhëtimet me mjetet e transportit detar drejt Italisë veriore do të lejohen vetëm për kamionat, ndërsa pasagjerët e kanë të ndaluar të udhëtojnë.

Gjithashtu do të ndalohen të gjitha lëvizjet e pasagjerëve me mjetet e transportit detar me linjën Durrës -Ankona-Durrës dhe Durrës -Trieste-Durrës.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare:

Sqarim nē lidhje me masat e marra për parandalimin e COVID-19.

Në zbatim të Urdhërit të Ministrisë së Infrastrukturës nr.109, datë 09.03.2020, Drejtoria e Përgjithshme Detare sqaron si më poshtë:

Ndalohen të gjitha lëvizjet e pasagjerëve me mjetet e transportit detar nga të gjitha Portet drejt Italisë së Veriut, deri në një njoftim të dytë.

Ndalohen të gjitha lëvizjet e pasagjerëve me mjetet e transportit detar me linjën Durrës -Ankona-Durrës dhe Durrës -Tireste-Durrës.

Theksojmë që linja Durrës -Ankona -Durrës do të vazhdojë për lëvizjen e kamionave por ndalohet për lëvizjen e pasagjerëve .Sigurisht që çdo lëvizje do jetë e kontrolluar nga stafi mjekësor i porteve përkatëse.

Drejtoria e Përgjithshme Detare edhe çdo institucion tjetër janë në gatishmëri për menaxhimin e situatës.

Ndërkohë edhe ‘Tirana International Airport’ ka njoftuar anullimin e fluturimeve drejt dhe nga Italia Veriore.

“Tirana International Airport njofton të gjithë pasagjerët se në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, do të anulohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, shkruhet në njoftim.
87687480_1057003677992437_5000326884509089792_n.jpg

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0091111660003662
array(1) { ["section"]=> string(107) "drejtoria-e-pergjithshme-detare-jep-njoftimin-e-rendesishem-ja-udhetimet-me-traget-qe-do-te-ndalohen-198012" }