Drejtoria e policisë Fier bën bilancin vjetor të 2016-ës: Rritje e zbulueshmërise me 3.6 % krahasuar me vitin e kaluar

Publikuar tek: aktualitet, më 14:39 16-01-2017 Drejtoria e policisë Fier bën bilancin vjetor të 2016-ës:  Rritje e zbulueshmërise me 3.6 % krahasuar me vitin e kaluar

Gjatë vitit 2015 nga Komisariatet e Policisë ne Drejtorin Vendore e Policisë  Fier, janë evidentuar 2066 vepra penale, zbuluar 1850, me zbulueshmëri  89.3  %,  janë implikuar 2166  persona , arrestuar 777,  ndaluar  290, janë ndjekur në gjendje të lirë 939, shpallur në kërkim 160.

 

Krahasuar me vitin 2015 , rezulton se gjate vitit 2016, kemi:

Ulje te numerit te evidentimit te veprave penale me 53 me pak.

Kemi rritje te zbulueshmerise me 3.6 % me shume.

Per tendencen e vjedhjes.

  • Kemi ulje  te numerit te evidentimit te veprave penale  te vjedhjes  me 105 me pak.
  • Kemi rritje te zbulueshmerise me 6.5 % me shume
  • Vjedhje me dhune jane evidentuar 3 me pak.
  • Vjedhje kompanie e firme jane evidentuar 16 me pak.
  • Vjedhje banese jane evidentuar 8 me pak.
  • Vjedhje lokale tregetie jane evidentuar 25 me pak.
  • Vjedhje te tjera jane evidentuar 23 me pak.
  • Vjedhje ne tentative (134) jane evidentuar 6 me pak.
  • Vjedhje Energjise Elektrike/Impulse Telef. jane evidentuar 32 me pak.

Operacionet Policore

Per vitin 2016 nga Sektoret ne Drejtori jane ralizuar 61 operacione policore, nga ku rezultoj se ishin implikuar 135 persona nga te cilet 73  jane arrestuar e ndaluar   , jane ndjekur  ne gjendje te lire 49 dhe per 11 eshte bere shpallja ne kerkim.

Krahasuar me vitin 2015 rezulton se gjate vitit 2016 jane ralizuar 28 operacione policor me shume.

Sektori per Narkotiket e Trafiqet.

Ka  realizuar 22 operacione policore nga ku rezultoj se ishin implikuar 58 persona nga te cilet 31  jane arrestuar e ndaluar   , ndiqen ne gjendje te lire 23 dhe per 4 eshte bere shpallja ne kerkim.

Krahasuar me te njejten periudhe kohore ne vitin 2015, rezulton se kete vite  jane realizuar 11,  operacione policore me shume.

Gjate ketyre operacioneve jane sekuestruar:

  • Nje sasi prej rreth 1400 kg lende narkotike e dyshuar si cannabis sativa.
  • Nje sasi prej 10705 fara bime te dyshuara si cannabis sattiva.
  • 4 automatike
  • 6 pistoleta
  • 2 arme gjahu
  • 562 fisheke
  • 20 krehera
  • 2 arme te ftohta ( thika)
  • 51 automjete
  • 152 aparate telefonik celulare.

Sektori Krimit Ekonomiko Financiar

ka realizuar 27, operacione policore, si rezultat I tyre eshte dokumentuar veprimtaria kriminale per 65 persona nga të cilët1,32 ndaluar/arrestuar  , 7 jane shpallur ne kerkim dhe 26  jane ndjekur   ne gjendje të lirë.

Krahasuar me vitin 2015, rezulton se ne vitin 2016 janë realizuar 7 operacione policore me shume.

Si permbledhje gjate ketyre operacioneve jane sekuestruar:

  • 558 Kg kafe,.
  • parate  celulari.
  • 213 000 litra nafte.
  • Eshte bere sekuestro preventive( konfiskuar) pasuri 10000 m 2, toke e shfrytezuar per materiale inerte me nje vlere prej nje milion Euro.

Sektori Krimeve te Renda.

per kete periudhe ka ralizuar   12 operacione policore nga te cilet:

Nga këta:

  • 10  për kapjen e personave ne kërkim.
  • 2 në kuadër të operacionit “Tigri” për veprën penale te “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Personat ne Kerkim

Persona ne kerkim te shpallur nga Interpoli, per vitrin 2016, banor te qarkut Fier jane 10.

Persona ne Kerkim qe jane kapur jashte shtetit dhe presin ekstradimin, jane gjithesej 14.

Persona ne Kerkim per tendencen e vrasjes jane 10 persona, nga te cilet 6 jane ekstraduar nga jashte.

Persona ne Kerkim te kapur per llogari te shteteve te huaja jane 8 persona, nga te cilet 5 per narkotiket dhe 3 per trafiqet.

Kultivimi I narkotikeve.

Per vepren penale te kultivimit te kanabis sativa ne juridiksioni e  qarkut Fier jane evidentuar 148 raste te kultivimit te bimeve narkotike, zbuluar 40, jane implikuar 45 persona, nga te cilet 21 arrestuar, 3 ndaluar, 7 ne gjendje te lire dhe per 14 eshte bere shpallja ne kerkim.

Per kete vit kukltivimi I bimeve narkotike eshte bere ne ato zona, te cilat jane dhene ana jone si zona me risk, keto zona  kane qene si te tilla edhe vitet e kaluara.

Salla e Drejtimit dhe Komandimit :

  • Jane  dhene 1900 informacione  Salles se Drejtimit Operativ ne Ministri për vepra të ndryshme penale .
  • Janë ngritur dhe derguar grupe hetimore ne 1120 vendngjarje .
  • Janë nxjerre dhe dhene 2643 numera unik, nga keto;
  • Janë evidentuar 11535 telefonata të bëra nga komuniteti, nga keto:
  • Jane 682 ankesa të ardhura nga portiali i Komisariati Dixhital..  

 Sektori Qarkullimit Rrugor.

Gjate vitit 2016 jane evidentuar 643 vepra penale ne fushen e qarkullimit rrugor, jane implikuar 636 persona nga te cilet jane arrestuar 465 persona, ndaluar 9 persona, jane ndjekur ne gjendje te lire 155 persona dhe per 4 persona eshte bere shpallja ne kerkim.

Po te bejm nje krahasim me vitin 2015 do te shohim se ne vitin 2016 kemi

  • 33 aksidente me pak
  • 16 të vrarë më pak.
  • 54 të plagosur lehtë më pak.

Nga krahasim i masave te vitit 2015 me vitin 2016 rezulton se ne vitin 2016 kemi:

  • 7672 masa administrative më shumë.
  • 3645 Vendime të OASh më shumë.
  • 1514 leje drejtimi të pezulluara më shumë.
  • 62 mjete të bllokuara më shumë.

 Drejtimet kryesore te punes per vitin 2017

  • Percaktimi i masave policore me qellim parandalimin, dokumentimin e goditjen e krimit te organizuar dhe krimit ekonomik duke bashkepunuar me Sektoret perkates ne Drejtorine e Qarkut.
  • Marjen e masave per garantimin e rendit e sigurise publike pergjate procesit zgjedhor.
  • Vazhdimi me intensitet i veprimtarise per ndjekjen, zbulimin  dhe goditjen e krimeve  te renda, vecanerisht krimet e vjetra kunder personit e prones.
  • Intesifikimi i punes ne drejtim te grumbullimit te informacioneve per vendndodhjen e personave ne kerkim me qellim kapjen e tyre.
  • Permiresimi i punes per policimin ne Komunitet, rritjen e prezences se  sherbimeve te Rendit.
  • Evidentimi i te gjitha konflikteve ne territorin e qarkut, vleresimi dhe zgjidhja e tyre, sidomos ato me tendenca te mprehta kriminale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Agimi, njeriu për të cilin në 6 vite korçarët s’mësuan asgjë tjetër veç emrit dhe që sot u gjet i vdekur
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet pedagogia në Shkodër »
Article Logic
Execution time: 0.01366400718689
array(1) { ["section"]=> string(121) "drejtoria-e-policise-fier-ben-bilancin-vjetor-te-2016-es-rritje-e-zbulueshmerise-me-3-6-krahasuar-me-vitin-e-kaluar-65674" }