Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Vlorës nesër në VETTING, si ka ndryshuar pasuria

Publikuar tek: aktualitet, më 19:08 20-01-2019 Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Vlorës nesër në VETTING, si ka ndryshuar pasuria Foto ilustruese

Kreu i Prokurorisë së Apelit të Vlorës, Altin Binaj do të përballet të hënën me vetingun.

Binaj e ka filluar karrierën në institucionin e Prokurorisë në Shqipëri në mesin e viteve ‘90. Ai ka mbajtur postin e zv.drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës si dhe ka drejtuar prokuroritë e Fierit dhe të Durrësit gjatë viteve 2008-2013.

Seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit do të drejtohet nga trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine.

Në vitin 2013, prokurori Altin Binaj u emërua në Prokurorinë e Përgjithshme, ku kryesoi drejtorinë e hetimit të korrupsionit. Prej vitit 2016, Binaj drejton Prokurorinë e Apelit të Vlorës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Altin Binaj zotëronte pasuri me vlerë 1.4 milionë lekë në vitin 2003, kur deklaroi pasurinë për herë të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI. Referuar deklaratës së tij të parë, familja Binaj zotëronte një apartament 2+1 në qytetin e Vlorës, një automjet, kursime në cash në vlerën e 1 milion lekëve si dhe një depozitë bankare prej 3 mijë dollarësh.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Altin Binaj është rritur me 11 herë, duke kapur vlerën e 17.3 milionë lekëve. Pasuritë e paluajtshme përbëjnë zërin kryesor me vlerë 11 milionë lekë. Binaj zotëron edhe likujditete të akumuluara në cash prej 4.7 milionë lekësh, likuiditete në bankë prej 1.2 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë rreth 325 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 41.1 milionë lekë. Paga nga funksioni dhe mësimëdhënia e prokurorit Binaj zë rreth 46 për qind të të ardhurave familjare, ndërsa të ardhurat e bashkëshortes nga paga dhe nga ushtrimi i avokatisë zënë rreth 40 për qind. Ndërkohë, rreth 9 për qind e portofolit të të ardhurave buron nga fitimi i shitblerjes së pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme.

Altin-Binaj-foto.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Surprizat e motit, mësoni si do të jetë nesër
Eurodeputeti Fleckenstein: Protesta e studentëve shenjë e mirë, të ketë dialog me qeverinë »
Article Logic
Execution time: 0.011023998260498
array(1) { ["section"]=> string(91) "drejtuesi-i-prokurorise-se-apelit-te-vlores-neser-ne-vetting-si-ka-ndryshuar-pasuria-149579" }