Drejtuesi i ‘Sigurisë së Informacionit’, kush është ambasadori i ri rus në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 20:02 19-11-2019 Drejtuesi i ‘Sigurisë së Informacionit’, kush është ambasadori i ri rus në Shqipëri Ambasadori i ri rus Mihail Yurevich Afanasjev dhe presidenti Ilir Meta

Mihail Yurevich Afanasjev do të jetë ambasadori i ri i Federatës Ruse në Tiranë.

Diplomati do të zëvendësojë ambasadorin e deri tanishëm, Aleksandër Karpushinin. Mihail Yurevich Afanasjev i dorëzoi kreut të shtetit shqiptar Letrat Kredenciale më 16 nëntor.

Mbërritja e ambasadorit të ri është publikuar edhe në faqen e Ambasadës së Rusisë në Tiranë, por pa dhënë shumë detaje mbi karrierën e tij diplomatike.

‘Në Tiranë ka mbërritur ambasadori i ri i Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, z.Mihail Afanasiev. Z.Afanasiev ka lindur në vitin 1954. Karrierën diplomatike e filloi në vitin 1980. Ai ka punuar në Aparatin qendror të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bashkimit Sovjetik (BRSS) dhe Federatës Ruse, si edhe në përfaqësitë diplomatike jashtë shtetit. Në vitet 2005-2010 ka shërbyer si ambasador i Rusisë në Etiopi. Para emërimit të tij në Shqipëri ka drejtuar një nga departamentet e MPJ-së. Është i martuar dhe ka një vajzë’, është shkruar në biografinë e ambasadorit Afanasjev.

Ambasadori Mihail Afanasjev mësohet se para se të vinte i emëruar në Tiranë, ka drejtuar edhe Departamentin për Informacionin Mbështetës në Ministrinë e Jashtme ruse. Sipas të dhënave ky departament një ndër objektivat kryesor të tij ka sigurinë e informacionit.

Afanasjev ka udhëhequr disa reforma për forcimin e sigurisë të informacionit dhe teknologjisë në Ministrinë e Jashtme ruse.

Ambasadori i ri i sapoardhur në Tiranë është edhe njohës i mirë i gjuhës angleze dhe franceze. Afanasjev ka qenë këshilltar në Ambasadën e Rusisë në Paris në vitet 1995 – 1999, ndërsa në 1993 – 1994 ka qenë drejtor i Departamentit për Afrikën dhe Lindjen e Mesme në Ministrinë e Jashtme.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020776987075806
array(1) { ["section"]=> string(87) "drejtuesi-i-sigurise-se-informacionit-kush-eshte-ambasadori-i-ri-rus-ne-shqiperi-186483" }