Drejtuesit e Flamurtarit: Do çojmë në prokurori kasetën, futbollistët tanë abuzuan

Publikuar tek: sport, më 14:14 06-03-2015 Drejtuesit e Flamurtarit: Do çojmë në prokurori kasetën, futbollistët tanë abuzuan Kerkesa e klubit te Flamurtarit drejtuar FSHF per ndeshjen me Partizanin

Ekipi i Flamurtarit kërkon ti shkojë deri në fund të vërtetës për zbardhjen e ndeshjes mes Partizanit dhe Flamurtarit që ka përfunduar 2 me 1 në favor të Partizanit. Duket se drejtuesit e klubit të qytetit vlonjat pretendojnë se lojtarët e tyre e kanë shitur këtrë ndeshje.

Administratori i klubit të Flamurtarit Sinan Idrizi ka vendosur të cojë të gjitha dokumentet dhe pamjet filmike në FSHF. Ai ka aluduar se kanë qenë futbollistët vlonjatë që kanë toleruar ndeshjen duke “përbaltur” fanellën që mbajnë veshur. Ndërkohë dhe kaseta e ndeshjes do të dërgohet në prokurori për tu hetuar nga prokurorët. Komisioni i Etikës në FSHF gjithashtu është vënë në lëvizje. Vendimi u mor në mbledhjen e bordit ditën e djeshme, ndërkohë që materialet kanë shkuar sot në organet kompetente.

Pretendohet se kanë qenë disa futbollistë të huaj të këtij ekipi, që kanë vënë në dijeni drejtuesit e klubit vlonjat, se Partizani e ka trukuar këtë ndeshje, dhe kjo dihej nga disa prej lojtarëve të Flamurtarit. 

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0090651512145996
array(1) { ["section"]=> string(85) "drejtuesit-e-flamurtarit-do-cojme-ne-prokurori-kaseten-futbollistet-tane-abuzuan-5135" }