Drejtuesja e emisionit televiziv ‘rrëmben’ postin e zëdhënëses së re të Departamentit Amerikan të Shtetit

Publikuar tek: bota, më 10:36 25-04-2017 Drejtuesja e emisionit televiziv ‘rrëmben’ postin e zëdhënëses së re të Departamentit Amerikan të Shtetit

Ish-drejtuesja e një emisioni në televizionin Fox News, Heather Nauert është zëdhënësja e re e Departamentit Amerikan të Shtetit. Njoftimi u dha përmes një deklarate të Departamentit të Shtetit.

"Përvoja e Heather në media dhe interesi i saj i përhershëm për çështjet ndërkombëtare do të kenë vlerë të paçmueshme ndërsa ajo i transmeton përparësitë e politikës së jashtme të administratës për publikun amerikan dhe atë botëror”.

Heather Nauert ishte së fundmi një nga drejtueset e emisionit të mëngjesit "Fox and Friends" në Fox News, një emision i preferuar i Presidentit Donald Trump, shkruan VOA. Më parë ajo ishte korrrespondente për televizionin ABC.

Që nga fillimi i mandatit, posti i zëdhënësit të Departamentit të Shtetit ka qenë i paplotësuar. Mark Toner, një diplomat karriere, që ishte zëvendës zëdhënës i Departamentit gjatë presidencës Obama, ka shërbyer si zëdhënës në detyrë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hakerat rusë në zgjedhje, ankohet një tjetër shtet evropian
Dy gratë më të fuqishme të botës përballen me njëra-tjetrën, bisedime të rëndësishme »
Article Logic
Execution time: 0.011409044265747
array(1) { ["section"]=> string(109) "drejtuesja-e-emisionit-televiziv-rremben-postin-e-zedheneses-se-re-te-departamentit-amerikan-te-shtetit-76364" }