‘Dridhet’ LSI, jep dorëheqjen kryetari i Kukësit

Publikuar tek: barometri, më 07:59 24-05-2018 ‘Dridhet’ LSI, jep dorëheqjen kryetari i Kukësit

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kukës, Qemal Elezi ka dhënë dorëheqjen ngadetyra e tij.

Lajmi konfirmohet nga burime brenda kësaj force politike, për newsbomb.al të cilat bëjnë të ditur, se tashmë në krye të LSI-së në Kukës është vendosur, Lavdosh Zeneli. Kreu i komanduar i kësaj partie, Lavdosh Zeneli, bën të ditur se ish-kryetari është dorëhequr nga ky post vetm pak ditë më parë.

Kjo lëvizje e ish-kryetarit, Qemal Elezi vjen pas largimit nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim të Kukësit të disa prej eksponentëve të kësaj partie, drejt Partisë Socialiste.

Qemal Elezi prej vitesh e ka drejtuar partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, ku ka qenë edhe kandidat për deputet, raporton newsbomb.al.

Ndërsa kreu i ri i kësaj partie, i komanduar, Lavdosh Zeneli, vjen nga radhët e Lëvizjes Rinore për Integrim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017514944076538
array(1) { ["section"]=> string(52) "dridhet-lsi-jep-doreheqjen-kryetari-i-kukesit-121880" }