Dritan Abazoviç tërhiqet nga deklarata e bujshme: Kam respekt të jashtëzakonshëm për kombin shqiptar dhe Skënderbeun

Publikuar tek: politike, më 20:47 08-09-2020 Dritan Abazoviç tërhiqet nga deklarata e bujshme: Kam respekt të jashtëzakonshëm për kombin shqiptar dhe Skënderbeun Dritan Abazovic

Dritan Abazovic është një nga figurat më të përfolura në politikën e Malit të Zi pas zgjedhjeve parlamentare, pasi partia e tij kishte rolin vendimtar në formimin e qeverisë së re.

AI dhe partia e tij "Ura" vendosi të bashkohet me partitë opozitare për të rrëzuar pas 30 viteve në pushtet Milo Gjukanoviç, por ajo që u soll në vëmendjen e qytetarëve nga mediat ishte deklarata e tij kundër Skënderbeut.

Por ai në një deklaratë të ditëve të fundit tha që deklaratat e tij kanë dalë nga konteksti, ndërsa ditën e sotme në emisionin "A-Show" me Adi Krastën tha se ka respekt të jashtëzakonshëm për popullin shqiptar dhe Skëdnerbeun.

“Njerëzit janë emotivë nuk e kuptojnë ndonjëherë ironinë apo humorin. Unë respektin kundrejt kombit dhe Heroit Kombëtar e kam të jashtëzakonshëm. Ata që kanë dashtë me e kuptu, e kanë kuptuar. Ata që nuk duan ta kuptojnë, nuk do e kuptojnë kurrë,” tha Abazoviç.

“Jam munduar gjithmonë të jem politikan ndryshe dhe ia kam arritë që të jem ndryshe. Të mos jem politikani tradicional. Mundohem të kem një imazh origjinal”, shtoi ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Denoncimi i fortë i Edi Palokës: Rama ka mbledhur krerët e bandave në një hotel në Durrës, po jep sinjale për zgjedhjet
»
Article Logic
Execution time: 0.011985063552856
array(1) { ["section"]=> string(122) "dritan-abazovic-terhiqet-nga-deklarata-e-bujshme-kam-respekt-te-jashtezakonshem-per-kombin-shqiptar-dhe-skenderbeun-219742" }