Dritan Hila ironizon ‘inteligjentët’: Çfarë duhet t’i bëjmë ne Greqisë që mos të na bllokojë?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:32 15-08-2020 Dritan Hila ironizon ‘inteligjentët’: Çfarë duhet t’i bëjmë ne Greqisë që mos të na bllokojë? Foto-montazh: Radhet ne Kakavije dhe Dritan Hila

Situata në pikën kufitare të Kakavijës është vertet e rëndë dhe këtë e ka pranuar tashmë edhe qeveria shqiptare përmes një reagimi të kryeministrit Rama i cili nga ana tjetër thoshte se këto janë rregullat e Greqisë dhe në këtë pikë, s’kemi ç’bëjmë.

Mirëpo të shumtë janë ata që i kërkojnë qeverisë të marrë situatën nën kontroll në raport me Greqinë.

Në këtë linjë, ironizon edhe analisti Dritan Hila.

“Çfarë duhet t’i bëjmë ne Greqisë që mos të na bllokojë emigrantët në kufi?
(Pyetje për më inteligjentët)”, shkruan ai.

Prej 4 ditësh rradhët kilometrike kanë sfilitur shqiptarët teksa Greqia nuk lejon askënd të futet pa bërë më parë tamponin.

Megjithë presionin e madh, sot duket sikur situata është përmirësuar pasi radhët janë shkurtuar në 3 kilometra, nga dhjetëra kilometra që ishin një ditë më parë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017726898193359
array(1) { ["section"]=> string(96) "dritan-hila-ironizon-inteligjentet-cfare-duhet-t-i-bejme-ne-greqise-qe-mos-te-na-bllokoje-217224" }