Dritan Leli prish kontratën me TISPARK, çon çështjen në arbitrazh, 500 mijë euro kompanisë amerikane

Publikuar tek: barometri, më 08:08 18-08-2018 Dritan Leli prish kontratën me TISPARK, çon çështjen në arbitrazh, 500 mijë euro kompanisë amerikane

Bashkia e Vlorës e drejtuar nga Dritan Leli,  nëpermjet një vendimi të Këshillit Bashkiak nr 93 të datës 08.08.2018 ka miratuar një fond prej 500 mijë eurosh për të prishur kontratën me shoqërinë TisPark shpk.

 

Këto para të cilat dalin nga xhepat e qytetarëve vlonjatë, do t’ i jepen një studios ligjore Amerikane, e cila do të përfaqësoj Bashkinë në Gjykatën e Arbitrazhit, për prishjen e kontratës me shoqërinë TisPark, e cila menaxhon parkimet në rrugët e qytetit të Vlorës.

TisPark shpk, me vendim të Këshillit Bashkiak të Vlorës ka lidhur në vitin 2015 një kontratë disa vjeçare për menaxhimin e parkimeve.

Ndërkohë, qytetarët e Vlorës do të paguajnë nga xhepat e tyre 500 mijë euro për studion ligjore, si edhe 15 mijë euro të tjera si dëmshpërblim në favor të kompanisë nga Bashkia , nëse ajo do të prishte apo do të pengonte në mënyrë të qëllimshme ushtrimin e aktivitetit të saj.

Sakaq, më herët newsbomb.al ka raportuar denoncimet e qytetarëve vlonjatë të cilët janë “ dendur” me gjoba nga kompania, të cilat shkonin deri në 45 mijë lekë të vjetra, e ndërsa për ngjarjen u shpreh atëherë dhe drejtoresha e Tatimeve Vlorë Pranvera Resulaj, ku u bëri thirrje qytetarëve të mos paguajnë asgjë.

“Kemi konstatuar se biletat shiten pa kupon, mos paguani gjobat deri në sqarim të situatës, po verifikojmë kontrarën koncensionare në pikat e saj. Nuk ka asnjë lloj sqarimi si do bëhet pagesa e gjobës”, ka thënë Resulaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022894859313965
array(1) { ["section"]=> string(105) "dritan-leli-prish-kontraten-me-tispark-con-ceshtjen-ne-arbitrazh-500-mije-euro-kompanise-amerikane-131456" }